Megjithëse konsiderohet i stërvjetruar, Ligji i Punës do të jetë edhe për një kohë në fuqi.
Përpjekje të shumta janë bërë për të rishikuar ligjin në përgjigje të mangësive që ka, por të gjitha kanë rezultuar të pasuksesshme. As legjislatura e 8-të nuk do t`i votojë amendamentet e këtij ligji, që Qeveria e vendit u zotua se do t’i kryejë.
Tash kur nisi punën Kuvendi i Kosovës, në sesionin vjeshtor, ishte pritur që projektligji të dërgohej në Kuvend. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Na u premtua që Ligji i Punës për pak javë do të vijë në diskutim publik, çka Forumi i Grave dhe sindikatat po e kërkonin prej kohësh. U befasuam kur u publikua program legjislativ i qeverisë Kurti, dhe Ligji i Punës nuk ishte i përfshirë. Për ne ishte e pakonceptueshme përfshirja e Ligjit për Siguri në Punë dhe Ligjit për Inspektoratin e Punës, pa Ligjin e Punës, sepse këto dy ligje janë derivate të Ligjit të Punës, dhe pa e pasur një ligj të mirë të punës, nuk mund të kesh ligje tjera të mira, që lidhen me të”, tha për RTK-në Saxhide Mustafa, koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave.
Mustafa kërkon dialog me Qeverinë për këtë ligj.
“Qeveria Kurit ka ardhur me një program qeverisës me një moto për barazi sociale dhe kërkesat tona janë të vazhdueshme për dialogim, ashtu siç na kanë premtuar, që do ta bëjnë një ligj të pranuar edhe nga sektori privat”, tha ajo.
Edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkohet konsensus politik për procedimin tutje të këtij projektligji.
“Të bëhemi bashkë, të bëjmë sa më shumë presion të partneri social, që ky ligj sa më shpejtë të shkojë në Kuvendin e Kosovës, të miratohet dhe përfundimisht të punësuarit të kenë një ligj që i mbështetë ata dhe që i motivon për punë”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.
Moszbatimi i disa dispozitave të ligjit aktual ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e grave nga fuqia punëtore, thotë avokatja Valtida Shukriu.
“Shteti derisa e ka krijuar një ligj të tillë ka krijuar edhe mundësitë që t’i detyrojë si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit të bëjnë marrëveshje e kompromise, për shkak të ngarkesës financiare që s’kanë mundur ta përballojnë. Gjatë muajit, dy – tre gra u paraqitën në avokaturen time për të kërkuar këtë të drejte, është mjaft sfiduese”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025