Legjenda për njeriun e mençur që la pa fjalë mbretin, tregime dhe supozime tjera – historia e lojës së shahut, të cilën e luajnë me miliona njerëz (Foto)
Historia e shahut daton shumë vite, dekada dhe madje edhe shekuj më parë! Por kush e ka shpikur me të vërtetë lojën që ne të gjithë e duam? Cila ishte origjina e kësaj loje që llogaritet edhe si një ushtrim mendor, të cilën e luajnë me miliona njerëz?
Shahu është i njohur në mbarë botën, i luajtur nga shumë njerëz, por rrënjët dhe origjina e kësaj loje nuk janë të qarta dhe janë shumë të debatueshme.
Ka një shumëllojshmëri të legjendave, tregimeve dhe supozimeve të thjeshta, rreth asaj se prej nga i ka fillimet loja e shahut.
Megjithatë, shumica e njerëzve mund të bien dakord se nuk ka pasur vetëm një individ i cili e shpiku lojën sepse është tepër komplekse me të gjitha rregullat dhe konceptet e saj – që të besohet se është krijuar nga vetëm një mendje njerëzore.
Gjithsesi, në artikullin vijues, ne do të shqyrtojmë rrënjët e ndryshme të lojës së shahut dhe t’ju mësojmë historinë e shahut me pak fjalë, përcjell Telegrafi.
Një legjendë e famshme
Një legjendë e lashtë që shumë fëmijë mund ta gjejnë edhe në librat e tyre është rreth mbretit indian Shihram dhe një njeriu të mençur në mbretërinë e tij.
Siç thuhet në legjendë, njeriu i mençur donte të bindte Shihramin për rëndësinë e çdo banori të mbretërisë së tij.
Kështu, ai shpiku një lojë për të përfaqësuar mbretërinë e përbërë nga vetë mbreti, mbretëresha e tij, kalorës dhe këmbësorë – duke dashur të dëshmonte se të gjithë ishin të rëndësishëm.
Mbreti e pëlqeu shumë lojën dhe e kuptoi se loja ishte ashtu si jeta e vërtetë. Prandaj, ai urdhëroi të gjithë në mbretërinë e tij për të luajtur shah!
Madje, Shihrami i ofroi njeriut të mençur një sasi shumë të madhe të arit dhe argjendit, si shpërblim – por njeriu i mençur nuk donte diçka të tillë.
Së bashku me mbretin, ai shkoi në një tavolinë shahu dhe i kërkoi që për “fushën” e parë, mbreti t’i ofronte atij një kokërr gruri, për të dytën – dy kokrra gruri, për të tretën – katër kokrra gruri, për të katërtën – tetë kokrra gruri – duke e dyfishuar sasinë deri në “fushën” e 64-të.
Por, fillimisht mbreti u ndie shumë i ofenduar, por më pas urdhëroi shërbëtorët e tij që të përmbushnin dëshirën e njeriut.
Në mënyrë të dëshpëruar, shërbëtorët erdhën në përfundim se një dëshirë e tillë nuk mund të plotësohej – pasi kërkohej një sasi tepër e madhe!
Mbreti e kuptoi se i mençuri i kishte dhënë atij një mësim të dytë. Ashtu si figurat në shah, nuk duhet t’i nënvlerësoni gjërat e vogla në jetë!
Kjo është një nga legjendat më popullore për historinë e shahut. Por me siguri, ka edhe shumë të tjera.
Një histori e shahut, përmes një libri
Një ditë, një burrë i quajtur H. J. R. Murray ishte i prirur për t’iu afruar rrënjëve të lojës së shahut.
Andaj, ai vendosi të ndajë zbulimet e tij me botën duke shkruar një libër, “Një histori e shahut”, në vitin 1913.
Në librin e tij, Murray supozon se historia e shahut filloi në veri të Indisë, udhëtoi në Persi, dhe pastaj u përhap në tërë kontinentin aziatik.
Në ato ditë u përdorën fjalë si “Shah!” – persisht për mbretin – ose “Shah Math!” – mbreti është i pafuqishëm – u përdorën në lojëra.
Këto fjalë janë shumë të ngjashme me termat që ne i përdorim sot me “Shah” dhe “Shah-Mat”. Rregullat ishin mjaft të ngjashme me rregullat e shahut që njohim sot.
Pastaj ai paraqet rolin e shahut mesjetar në Evropë gjatë Mesjetës, si udhëtoi nga Lindja e Mesme në Rusi dhe pastaj në Evropën Perëndimore.
Së fundi, në pjesën e tretë të librit të tij mbi historinë e shahut, autori arrin në fillimet e shahut modern në shekullin e 19-të siç e njohim sot.
Rrënjët kineze
Nuk ka vetëm të tillë që besojnë se shahu vjen nga India, por disa njerëz besojnë se shahu u shpik në Kinë.
Një legjendë tjetër thotë se shahu u shpik rreth 200 P.E.S nga një komandant, Hán Xin, i cili shpiku lojën për të përfaqësuar një betejë të veçantë.
Loja u bë e famshme nën emrin “XiangQi”. Loja ishte shumë ndryshe nga loja e shahut që ne e njohim sot.
Kishte figura të tjera, një bord tjetër, madje edhe rregulla të tjera.
Sipas këtij besimi, shahu shkoi nga Kina në Indi dhe Persia më pas, ku ngadalë u modifikuan në lojën e shahut që ne e njohim sot me një bord 8 × 8 dhe figura shahu të cilat i njohim edhe sot.
Nga epoka romantike në epokën e digjitalizuar
Deri në fund të shekullit të 15, shahu u ndryshua shumë herë, mbijetoi sanksionet nga Kisha e krishterë, si dhe ndalime të plota kohë pas kohe.
Deri në vitet 1880, loja u zhvillua në formën e lojës moderne të shahut. Kjo periudhë njihet si “epoka romantike e shahut”.
Shahu ngadalë fitoi karakterin e saj konkurrues dhe rregullat konkrete, duke u rritur në popullaritet në mesin e njerëzve.
Turneu i parë i shahut filloi të zhvillohet dhe madje edhe Kampionati Botëror i parë zyrtar u zhvillua në vitin 1886 ku Wilhelm Steinitz u bë i pari kampion botëror i shahut.
Veç kësaj, faqet e shahut dhe lojërat në internet u shpikën në mënyrë që epoka romantike të finalizohej dhe filloi një epokë e re teknologjike dhe e digjitalizuar.
Si përfundim, mund të thuhet se ekzistojnë një sërë hipotezash në lidhje me historinë e lojës së shahut dhe nuk ka asnjë person specifik që shpiku këtë lojë të mirënjohur. Ajo ka ndryshuar gjatë shekujve dhe ndoshta do të vazhdojë të ndryshojë me kohërat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur
Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë
Skenë emocionuese: Piloti në pension realizon fluturimin e fundit së bashku me vajzën e tij
Kryeministri kanadez kërcen në koncertin e Swiftit - Truedau shihet duke u argëtuar në maksimum
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj