Legalizimi i objekteve “paraqet rrezik për sigurinë dhe mjedisin” në Maqedoni

Njëzet e një organizata joqeveritare në Maqedoninë e Veriut që merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor i kanë kërkuar Kuvendit maqedonas tërheqjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të paligjshme.
Kërkesa e tyre drejtuar deputetëve dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, është bërë me arsyetimin se ndryshimet dhe plotësimet e parapara të këtij ligji, janë shumë të dëmshme për funksionimin e hapësirave urbane.
“Në rast se nuk tërhiqet, ju lusim mos ta votoni këtë projektligj të dëmshëm me pasoja të mëdha”, thuhet në kërkesën e organizatave joqeveritare ku janë nënshkruar Iniciativa O2. Green-Org-KO Koçani, Eco – Guerrila Tetovë, Eco-Logic, Front 21/42, Zdrava Kotlina, Go Green, Ohrid SOS, Eco Dolina”, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, etj.
Sipas tyre, “në këtë mënyrë, lejohet legalizimi i objekteve në zona të mbrojtura nga UNESCO, si Ohri”, sidomos zonat në afërsi të lumenjve që paraqesin rrezik për pastërtinë e ujërave si dhe cilësinë e ndërtimeve.
Ndërkohë, në procedurë parlamentare janë dy propozim-ligje që i hapin rrugë legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje.
Projektligji më i ri për legalizimin e objekteve të ndërtua pa leje që cilësohen si objekte të egra, është propozuar nga deputeti Skender Rexhepi, i cili vepron si i pavarur e që së fundmi ka krijuar partinë e re Lëvizja Popullore. Me këtë propozim kërkohet të përfshihen ndërtimet pa leje deri në fund të dhjetorit të vitit 2022.
“Gjatë vitit 2022, në territorin e vendit, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, janë regjistruar 662 objekte të ndërtuara pa leje. Në varësi të llojit të ndërtesës, në mënyrë të paligjshme janë ndërtuar 111 objekte banimi, d.m.th objekte banesore, ndërtesa banesore-afariste dhe objekte afariste-banesore dhe shtëpi pushimi [16.8 për qind], 101 mbindërtime, përmirësime dhe përshtatje [15.3 për qind], 58 objekte afariste [8.8 për qind], 94 garazhe [14.2 për qind], 125 gardhe [18.9 për qind], pesë shkallare [0.8 për qind], 19 tarraca [2.9 për qind], tarraca verore [0.8 për qind], 50 kasolle [7.6 për qind], 15 struktura të përkohshme [2.3 për qind] dhe 79 objekte ndihmëse [11.9 për qind]. Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje [96.2 për qind] janë në pronësi private”, theksohet në propozim-ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, të Rexhepit.
Ky propozim-ligj mbetet i papranueshëm si për deputetët e shumicës parlamentare, ashtu edhe për ata në opozitë.
“Si parti politike jemi kundër miratimit të një ligji në këtë formë”, ka thënë shkurt për Radion Evropa e Lirë, Antonio Milloshovski, deputet i OBRM-PDUKM-së, partisë maqedonase në opozitë.
“Derisa mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, qëndrimi i deputetëve të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut dhe partive, me të cilat jemi në koalicion është që të votojnë kundër propozimit të deputetit Skender Rexhepi, propozim-ligj ky në saje të të cilit parashihet legalizimi i rreth 50 mijë ndërtimeve pa leje të ndërtuara nga 31 dhjetori 2022”, ka thënë për REL-in, koordinatori i Grupit Parlamentar të Lidhjes Social Demokrate në pushtet, Jovan Mitrevski.
Në procedurë parlamentare për dy vjet mbetet ligji për objektet e ndërtuara pa leje i propozuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Ky ligj u tërhoq, edhe pse ishte miratuar nga Kuvendi ngase ai nuk u dekretua nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas presionit të organizatave joqeveritare, që e cilësuan si shumë të dëmshëm për ambientin.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë thënë se ky ligj është ridërguar serish në Kuvend pasi në të janë përfshirë korrigjimet që kanë kërkuar ambientalistët, “me propozime të pranueshme nga shoqatat civile, inspektoratet dhe institucionet shtetërore”.
Por, organizata “Fronti 21/42”, e cila monitoron rregullisht statusin e objekteve të ndërtuara pa leje ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk janë ftuar të marrin pjesë në asnjë konsultim që ka të bëjë me hartimin e korrigjimeve të reja të ligjit në fjalë
Ekspertët e ndërtimtarisë konsiderojnë se përmes ligjeve për legalizimin objekteve pa leje stimulohen kompanitë ndërtuese të përfitojnë shuma të majme duke bishtnuar detyrimet ndaj shtetit, e njëkohësisht edhe kontrollet për sa i përket cilësisë së ndërtimit.
“Nuk mund të sillet vendim i përgjithshëm për sa i përket cilësisë së objekteve të ndërtuara pa leje. Përderisa mijëra objekte janë ndërtuar pa leje, kjo do të thotë se ato nuk janë monitoruar nga Inspektorati për sa i përket cilësisë së ndërtimit. Rrjedhimisht është shumë vështirë të flitet për cilësinë e ndërtimit. Mbase mund të këtë përjashtime ku edhe mund të jenë respektuar standardet, por pjesa më e madhe ka shumë vrima të errëta që vërtet vështirë mund të thuhet me saktësish se sa janë cilësore”, tha Goran Markovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin Shkupit.
Asnjë institucion në Maqedoninë Veriut nuk ka dalë me të dhëna lidhur me numrin e saktë të objekteve të ndërtuara pa leje.
Por, gjatë vitit të kaluar ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, duke paralajmëruar për Ligjin e ri për legalizimin e objekteve të egra, bëri të ditur se mbi 140 mijë ndërtime pa leje presin të legalizohen./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Do të rikonstruktohen spitali “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t’u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ganiu: Kushdo që të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Çairit nga VLEN, do të jetë cilësor dhe i duhur për qytetarët

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri