LAJMI I FUNDIT:

Leart Emini afër marrëveshjes me Teutën e Shqipërisë

Leart Emini afër marrëveshjes me Teutën e Shqipërisë

Edhe një tjetër lojtar i Llamkos Kosovës drejt Shqipërisë. Mesfushori anësor, Leart Emini gjatë së hënës ka qëndruar në Durrës ku ka biseduar me drejtuesit e këtij klubi. Ai thotë se është pranë kalimit në kampionatin shqiptar.

“Kam biseduar me drejtuesit e Teutës dhe mund të them se jemi afër marrëveshjes. Shpresoj se gjatë ditëve të ardhshme të arrihet akordi”, ka deklaruar Emini për Arenën.

22-vjeçari më parë ka luajtur edhe me Hysin, Trepçën dhe Prishtinën, nga e cila kaloi në Vushtrri. Ai ishte titullar, duke kontribuar në shumë ndeshje vendimtare me gola dhe asiste. Shpesh herë u përdor edhe si mbrojtës i majtë. /Arena/Telegrafi/