LAJMI I FUNDIT:

LDK unike për demarkacionin; zgjedhjet e përgjithshme s’i do tani

LDK unike për demarkacionin; zgjedhjet e përgjithshme s’i do tani

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ky organ i partisë i ka dhënë mbështetje unanime votimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se asnjë nga anëtarët e këshillit nuk ka qenë kundër dhe ka pasur vetëm gjashtë abstenime, pra me mbi 90 për qind të votave ka kaluar kjo çështje, njofton Klan Kosova.

Hoti ka mohuar zërat se ka pasur presione në këtë mbledhje, duke nënvizuar se të gjithë e kanë pasur mundësinë e shprehjes dhe kushdo që ka dashur ka mundur ta realizojë këtë të drejtë.


“Ka qenë mbledhje e rregullt për të marrë opinionin e partisë për përgatitjet për zgjedhje lokale në vjeshtë të këtij viti dhe për demarkacionin; në frymën demokratike. Kushdo që e ka kërkuar, e ka marrë fjalën dhe ka shprehur mendimin pas asnjë ndërhyrje, pa asnjë presion. Nuk e di pse i është dhënë ngjyrë tjetër kësaj mbledhje”.

“Nga anëtarët e këshillit asnjë nuk ka qenë kundër. Unë besoj që qëndrimi i LDK-së është i qartë, për të çuar përpara këtë dhe të tjera çështje të rëndësishme për vendin. Janë shtjerrë debatet në të gjitha nivelet dhe ka konsensus brenda partisë për të shtyrë përpara këto çështje. Mbi 90 për qind e anëtarëve të këshillit e përkrahin vendimin e LDK-së për të gjitha këto çështje. Sot ne flasim me një zë për këto gjëra. Besoj që të gjithë deputetët tanë do të votojnë për demarkacionin dhe do të reflektojnë mbi rëndësinë e saj”.

Zyrtari i lartë i LDK-së ka deklaruar se janë bërë gati për zgjedhjet lokale dhe janë duke punuar fort që të prezantohen sa më mirë para votuesit, por zgjedhjet e përgjithshme nuk i sheh të nevojshme tani.

“Ne po punojmë shumë në të gjitha komunat dhe kemi krijuar një komision në nivel partie për të përcaktuar platformën në nivel të përgjithshëm. Një tjetër, i ekspertëve, është duke punuar në përgatitjen e programeve për secilën komunë, sepse secila i ka specifikat e veta. Jemi favoritë në qendrat e mëdha. Ndërsa zgjedhjet e përgjithshme nuk na duhen tani. Nuk kemi nevojë për to, megjithëse LDK-së i konvenojnë më së shumti, sepse jemi në kulmin e rezultateve tona”.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori