LAJMI I FUNDIT:

LDK: Simulimi i protestës, sinjal i tendencës për kapje të shtetit

LDK: Simulimi i protestës, sinjal i tendencës për kapje të shtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj test-protestës së organizuar nga një grup i kryeministrit në Facebook, duke thënë mbajtja e aktiviteteve të tilla në kohë pandemie në Kosovë është e papranueshme dhe kërkon hetime të pavarura, në mënyrë që përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.

Në një deklaratë për media thuhet se provë-protesta e rreth 500 militantëve partiakë, të fshehur prapa organizatave të shoqërisë civile, përveç se është tregues i qartë i ndërhyrjes dhe presionit mbi gjykatat e pavarura të vendit, është demonstrim real i tendencës për kapjen e re të shtetit dhe të organeve kushtetuese të vendit.

LDK përkujton se ditëve të fundit, në gjithë territorin e vendit janë arrestuar qindra qytetarë për mos respektim të masave, duke u gjobitur, prangosur e arrestuar familjarë, bujq e fermerë, të martën në Prishtinë, heshtën Qeveria, Policia dhe kryetari Shpend Ahmeti.


“Në ditët kur beteja me COVID-19 u sfidua me rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve dhe kur institucionet paralajmërojnë se mund të shtyhet lehtësimi i masave kufizuese, në sheshin kryesor të Prishtinës, të rrethuar me shirita policor, që janë vendosur për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve, Qeveria e shkarkuar e Kosovës, Policia e Kosovës, si dhe Komuna e Prishtinës, lejuan një manovrim skandaloz të një partie politike. Është e papranueshme që të lejohet një tubim i tillë masiv, në kohën kur asnjë vend në botë nuk lejon grumbullime të tilla. Është e papranueshme, që qytetarët të arrestohen për të njëjtat veprime, e të heshtet për militantët e aktivistët e partisë në pushtet”, thuhet më tej në reagim.

LDK thotë se rasti i djeshëm i tubimit masiv nuk duhet të heshtet dhe kërkon hetime, në mënyrë që përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.

“Qeveria e shkarkuar e Kosovës, nga dje nuk ka më asnjë arsye të thërrasë qytetarët për respektim të masave kundër COVID-19. Qeveria në ikje, nga dje ka zgjedhur ikjen nga përgjegjësia. Nga dje, interesat partiake, ajo i ka vendosur mbi interesin e shëndetit publik, në të cilin është thirrur shumë kohëve të fundit. Qeveria në ikje, me vetëdije të plotë, dje ka shkelur masat të cilat vetë i ka vendosur, sikur që për qëllime të veta shkeli dy herë Kushtetutën e vendit, si dhe me vetëdije të plotë anashkaloi Kuvendin e Kosovës”, përfundon reagimi i LDK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori