Lidhja Demokratike e Kosovës kishte parashikuar javë më parë se Qeveria e drejtuar nga lideri i saj, Isa Mustafa nuk do ta përfundonte mandatin.
Pasi zgjedhjet shiheshin të pashmangshme, drejtuesit e këtij subjekti kishin nisur të bënin plane për unifikimin e brendshëm të partisë.
Shuarja e inateve mes grupeve të caktuara ishte parë si nevojë imediate.
Zyrtarë të lartë të LDK-së kanë deklaruar për AktivPress se Lufti Haziri dhe Agim Veliu tashmë kanë marrë përsipër fillimin e negociatave me të “pakënaqurit”.
Ata thonë se edhe mbledhja që e ka mbajtur Isa Mustafa të enjten, ka qenë në frymën e unifikimit të partisë.
Gazeta disa herë ka provuar që të marr një shpjegim nga vet Veliu rreth angazhimit që pretendohet ta ketë marr nga partia, por ai nuk ka parapëlqyer të flas rreth kësaj teme.
Megjithatë, nevojën për një unifikim të brendshëm e kanë shpërfaqur publikisht disa anëtarë të kësaj partie.
Ndër ta është edhe deri më tani zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sërish sot u shndërrua në ‘shënjestër’ të sulmeve të ulëta të partive me të kaluar dhe me prejardhje të njëjtë ideologjike! Prandaj, ne duhet që sot, me çdo kusht, të krijojmë frymën e unitetit brenda LDK-së dhe të mobilizimit të të gjitha strukturave dhe të anëtarësisë sonë. Sepse, vetëm një LDK unike është e fuqishme, dhe vetëm një LDK e fuqishme mund të dalë fituese e besimit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Dushi në llogarinë e tij në Facebook një ditë më herët.
E derisa ai e ka bërë këtë apel, ka qenë anëtarja e LDK-së që vepron në Gjermani, Donika Gërvalla, ajo që ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Isa Mustafës nga kreu i partisë.
“Isa Mustafa brenda ditës së sotme duhet ta marrë mbi vete përgjegjësinë politike. Ai duhet të japë dorëheqje dhe të hapë rrugë për një fushatë zgjedhore pa ngarkesat e dështimeve të tij të vazhdueshme”, ka shkruar Gërvalla.
Me bindjen e saj, as Mustafa, as Ismet Beqiri dhe as tre nënkryetarët e LDK-së, nuk mund të luajnë asnjë rol në zgjedhjet e ardhshme dhe as brenda LDK-së, nëse kjo parti dëshiron të fitojë qoftë edhe pak nga besimi i humbur gjatë viteve të fundit.
Me të njëjtën frymë edhe shprehur edhe ish-udhëheqësi i LDK-së në diasporë, Hafiz Gagica, shkruan AktivPress.
“Unë, kam shkruar dhe folur qartë qe disa vite resht, e kam shprehur qëndrimin dhe bindjen time të thellë, se ky njeri nuk është i duhur për ta udhëhequr LDK-në dhe as Kosovën!”, ka shkruar ai.
LDK-ja, sipas tij, ka kuadro dhe njerëz me vlera, të cilët dinë, mund t’i realizojnë, t’i materializojnë dhe zbatojnë qëndrimet dhe proceset e mëtejme të LDK-së burimore.
“Janë gjallë njerëzit që me fanatizëm i kanë ruajtur dhe mbrojtur qëndrimet politike dhe vlerat e mirëfillta të kësaj partie”, është shprehur Gagica.
Përçarjet në LDK janë thelluar sidomos në kohën kur Isa Mustafa bëri koalicion me Hashim Thaçin për të bashkëqeverisur.
Kundër një koalicioni të tillë ishte edhe Kryetari i Nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe deputetja Vjosa Osmani.
Bile kjo e fundit bashkë me disa deputetë të tjerë nuk e pati votuar Qeverinë Mustafa.
LDK, arriti të tregoi unitetet të plotë vetëm në Kuvend. Të gjithë deputetët e kësaj partie, pa përjashtim i thanë Jo mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë