LAJMI I FUNDIT:

Latifi sfidon Diabaten

Latifi sfidon Diabaten

Kampioni shqiptar i sportit më brutal luftarak kthehet në ringun oktogon në Londër të Anglisë në duel me Cyrille Diabate.

Ilir Latifi luftëtari shqiptar i ringut ka caktuar duelin e tij të radhës në nivelin më brutal të sporteve luftarake, UFC (Ultimate Fighting Champions).

Latifi do të ndeshet më 8 mars të vitit të ardhshëm në palestrën O2 Arena në Londër të Anglisë me francezin, Cyrille Diabate.

Dueli i dytë i Latifit vjen pas gati një viti nga debutimi i tij në këtë në këtë rang të sporteve, kur kishte humbur me vendim unanim.


Latifi i cili jeton në Suedi, pas duelit të parë ka pasur një operim në gju. Ai do të hyjë në duelin e ardhshëm me rekordin 7 fitore e 3 humbje.

Diabate ka një bilanc shumë të mirë, me 19 fitore, 9 humbje e 1 barazim. /Sporti1/Telegrafi/