LAJMI I FUNDIT:

Largohen mbeturinat inerte në Prishtinë, pa përkrahjen e Komunës

Largohen mbeturinat inerte në Prishtinë, pa përkrahjen e Komunës

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se sot dhe nesër do të bëjë largimin e mbeturinave inerte të cilat janë të vendosura dhe të grumbulluara afër kontejnerëve në qytetin e Prishtinës.

Sipas kësaj kompanie, problemi i mbeturinave inerte është një ndër problemet me të cilat përballet Kompania “Pastrimi”, pasi që shërbimi i këtij lloji të mbeturinave nuk është nën përgjegjësinë e Kompanisë “Pastrimi”, por kompetencë e Komunës së Prishtinës.

“Kompania “Pastrimi”, vazhdimisht ka njoftuar Komunën e Prishtinës për gjendjen e tillë, pasi që mbeturinat inerte kohëve të fundit kanë vërshuar pikat ku janë të vendosur kontejnerët. Iniciativa për pastrimi e këtyre pjesëve do të kryhet nga Kompania “Pastrimi”, që t’u qëndroje besnik konsumatorëve të vet dhe Qytetit të Prishtinës, pavarësisht mos përkrahjes nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në një komunikatë të kësaj kompanie./Telegrafi/