Dorëheqjet, janë bërë mënyra më e preferuar e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas polemikave, mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti politik.
Ndonëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Vetëvendosje fitoi 32 deputetë, me dorëheqjen e sotme të Besa Baftiut, numri i deputetëve që po largohen nga pozitat udhëheqëse shkon në dymbëdhjetë.
Më herët, nga strukturat e partisë, kanë dhënë dorëheqjen Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.
Ndërkaq, Fisnik Ismaili ende nuk ka dhënë dorëheqjen, përkundër simpatisë që ka shprehur për t’ju bashkuar “Krahut të Molliqajt.
Sipas kësaj, nga 32 deputetë që ka Vetëvendosja, 2/3 e tyre, ende nuk kanë shprehur qëndrimin nëse do të largohen nga Lëvizja, edhe pse qëndrimet e tyre jozyrtare veç dihen.
Por, si duket këto dorëheqje nuk po i bëjnë aspak përshtypje Albin Kurtit.
Ai në mbledhjen e mbajtur sot me kryetarë dhe sekretarë të Qendrave të kësaj partie, i quajti për keqardhje dhe të gabueshme dorëheqjet nga Vetëvendosja.
“Nga Lëvizja Vetëvendosje ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka as ndarje dhe as ndalje”, tha Kurti.
Duhet kujtuar se përplasjet në Vetëvendosje dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj Albin Kurtit.
E gjithë kjo bëri që Vetëvendosja t’i ndajë rrugët përfundimisht duke krijuar grupin e pakënaqur të quajtur si “Krahu i Molliqajt”.
Nga Vetëvendosje, kanë dhënë dorëheqje edhe dy kryetarë komunash – kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, përmes një letre, ka shprehur qëndimin se nuk do të jetë më pjesë e Vetëvendosjes, ndërsa kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Arsye që pothuajse të gjithë të larguarit kanë përmendur është forma e linçimit që u është bërë aktivistëve që kanë shfaqur mendim ndryshe nga përkrahësit e platëformës politike të Kurtit.
Ndryshe, Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pritet të dalë partia e tretë, pas LDK-së dhe PDK-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!