Konsiderohej si pasardhës i Fishtës. Jo vetëm ikonë e qëndresës katolike në vend, por edhe një njeri i letrave dhe kulturës. Sot nuk është më. At Zef Pllumi, "drejtuesi shpirtëror i kuvendit françeskan" mbylli sytë mbrëmjen e së martës në moshën 73-vjeçare.
"Ati" kishte disa muaj që lëngonte në shtratin modest të dhomës së tij në Kuvend, teksa shtynte ditët mes shënimeve të veta, qetësisë françeskane dhe fëmijëve që e vizitonin herë pas here.
I burgosur nga regjimi komunist në vitin 1947, Zef Pllumi është një prej atyre njerëzve mbi të cilin regjimi komunist rëndoi tepër.
Pas daljes nga burgu, ai ka qenë prift në Malësinë e Madhe dhe më pas në Tropojë. Politika e re e regjimit për mbylljen e kishave dhe xhamive në vend bëri që ai të dënohej sërish dhe të burgosej për rreth 25 vjet.
Nga viti 1991 e në vazhdim, me rënien e regjimit komunist, ai ishte drejtuesi shpirtëror i kuvendit françeskan. Por nuk pushon dhe pasioni i tij i dikurshëm për dijen dhe kulturën.
Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën "Hylli i Dritës", e cila pas një ndërprerjeje ka dalë dhe në vitin 2003. Janë gjithashtu këto vite kohë e një veprimtarie krijuese për At Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinë "Rrno vetëm për me tregue", vëllimet "Françeskanët e mëdhenj", "Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo", "Ut heri diçebamus-siç i thonim dje", ndërkohë që i ndihmuar nga nxënësit e vet, po punonte edhe për libra të tjerë.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë ishte dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2006 e dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Ndërkohë që një vit më parë, pikërisht për veprën "Rrno për me tregue" ai mori “Pendën e artë”.
At Zef Pllumi do të përcillet të shtunën për në banesën e fundit mes nderimeve të priftërinjve e nxënësve françeskanë, personaliteteve të kulturës, artit dhe politikës. /metropol/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025