LAJMI I FUNDIT:

Lakuriq në biçikleta, por jo pa helmeta

Lakuriq në biçikleta, por jo pa helmeta

Vozitja lakuriq e biçikletave në Zelandë të Re “është gjë e zakonshme”, mirëpo mund të dënoheni nga policia nëse në kokën tuaj nuk keni helmetë.

Kështu se paku u ka ngjarë dy çiklistëve, që ishin duke vozitur lakuriq biçikletat e tyre, por të cilët kanë marrë vërejtje nga policia se nuk lejohet vozitja pa helmeta në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në pushimoren Whangama, bën të ditur agjencia NZPA.

Policja Cathy Duder, e cila i kishte ndaluar këta dy pushues, ka thënë se ata ishin turpëruar tej mase – mirëpo ajo ua kishte tërhequr vërejtjen për helmeta dhe jo për rroba. /Telegrafi/