Lakmitë e fqinjëve
Jo rrallë herë gjatë historisë kemi qenë të rrezikuar nga popujt fqinjë, këtë e dimë mirë të gjithë shqiptarët apo jo? Dhe, jo rastësisht sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë të ndarë nga trungu i shtetit amë. Përderisa politikës së shtetit Shqiptar dhe atij Kosovar (si dy shtete shqiptare) e orientuar kah integrimet në strukturat euro-atlantike, si duket u ka rënë mjegulla syve dhe nuk i interesojnë problemet e shqiptarëve dhe cenimi i sovranitetit që sponsorizohet dhe praktikohet vazhdimisht nga shtetet fqinjë, duke filluar nga format e asimilimit, diskriminimit dhe cenimit të sovranitetit! Kush po i bënë këto?
Ne jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve në kohen e fundit që po ndodhin me shqiptarët dhe pushtetin maqedonas, që pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, pothuajse ndryshimet politike maqedonase nuk po vërehen dhe vazhdojnë në atë ritëm “anti-shqiptar”, që pushteti sllavo maqedonas në mënyrë sukcesive vazhdon t’i provokon shqiptarët.
Një vendim i nxjerr nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë për ndërtimin e një kishe ortodokse në muret e Kalasë së Shkupit, dhe përpjekjeve për të shkatërruar shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, siç njihet ndryshe Nëna Terezë, këto veprime i kanë tensionuar marrëdhëniet edhe ashtu të brishta mes shqiptarëve dhe pushtetit maqedonas, dhe si rezultat i saj në organizim të disa OJQ-ve shqiptare kanë protestuar, edhe pse ishte arritur një marrëveshje qeveritare për ndërprerjen e punimeve dhe punimet prapë kanë vijuar. Këto veprime konsiderohen si falsifikim i historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare përmes ndërtimit të kishës në kala
Një situatë më të mirë nuk e kemi as në Kosovë dhe as në Shqipëri, që konsiderohen si trungu i ‘’Shqipërisë Natyrore’’. Para disa ditëve, në prag të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, një konsull dhe disa deputetë grekë bënë deklarata nacionaliste dhe separatiste për “Vorio-Epirin” në Korçë dhe duke i nxitur banorët vendas shqiptarë, vllahë dhe maqedonas që të regjistrohen si grekë, sepse sipas tyre të gjithë ata janë grekë, dhe se kjo pjesë toke i takon Greqisë. Edhe pse politika greke del me një deklaratë ku thuhet se ky nuk është qëndrim zyrtarë i Athinës, këto veprime konsideroj se përbëjnë shkeljen më të rëndë dhe më barbare të sovranitetit të Shtetit Shqiptar. Këto veprime tregojnë se sa shteti Shqiptar është i fuqishëm për t’i mbrojtur banorët dhe interesat e vendit. Siç duket forcat politike shqiptare bëjnë plane për të treguar sa janë të fuqishme në mes vete si rival politik duke synuar vetëm karrigen si synim parësor, ndërsa interesat shtetërore dhe qytetare ia lënë në duar fatit.
Situatë edhe më të veshtirë kemi në Kosovë nga provokimet e shtetit serb, që me ane të grupeve paralele politike dhe grupeve fetare që veprojnë në Kosovë shpesh herë me deklarata dhe vizita të krerëve të shtetit serb, cenojnë sovranitetin edhe ashtu të brishtë të shtetit të ri. Duke kërkuar mbrojtjen për trashëgimin kulturore të “serbëve” në Kosovë, sidomos mbrojtjen a kishave dhe manastireve: Manastirit të Deçanit, Kishës së Shën Gjergjit në Prizren, Manastirit të Deviçit dhe Patrikanës së Pejës, dhe gjithmonë nën petkun fetar, shpesh herë kemi qenë dëshmitarë të deklaratave dhe të vizitave të krerëve politikë të Serbisë duke bëre thirrje anti-shqiptare dhe akoma duke konsideruar Kosovën si djep të Serbisë.
Para disa muajve me rastin e inaugurimit të peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije , ishin pjesëmarrës shumë nga politikanët e qeverisë së Serbisë, ku ndër ta ishte edhe zëvendës/kryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili bëri një shëtitje në sheshin “Shatërvan” sikur të ishte në “oborrin” e tij. Edhe këtë herë ai dha deklarata anti-shqiptare, duke përsëritur refrenin se “Prizreni është djep civilizimit Serb”.
Të gjitha këto veprime të kohës së fundit, janë kundër shqiptarëve. Edhe pse sot jetojmë në kohë moderne dhe në “paqe”, ndjenjat e shteteve fqinje për të shtuar territore nuk janë shuar, akoma trojet shqiptare konsiderohen si trojet ku më lehtë mund të “shkulen”, aq sa munden …!
(Autori është student i Juridikut)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës