LAJMI I FUNDIT:

Ky kabrio i vogël elektrik doli në shitje në Kinë dhe çmimi është 14 mijë dollarë

Ky kabrio i vogël elektrik doli në shitje në Kinë dhe çmimi është 14 mijë dollarë

U desh pak kohë që ky kabrio i vogël i lezetshëm të arrinte në treg, kanë kaluar 18 muaj që kur makina u prezantua në Auto Show në Shangai në vitin 2021.

Pritjes i erdhi fundit, dhe makina doli në shitje në tregun kinez me një çmim prej pak më shumë se 14 mijë dollarë me kursin aktual të këmbimit, transmeton Telegrafi.

Kabrioleta i bashkohet motrës së saj shumë të suksesshme Hong Guang Mini EV, grupi u kompletua nga dy modele të tjera – Mini EV Gameboy dhe Mini EV Macaron.


Wuling Hong Guang Mini EV Cabroi – emri i tij i plotë – është pak më shumë se 3 metra e gjatë dhe mund të pretendojë me lehtësi se është kabrioleta më e vogël elektrike në botë. /Telegrafi/