LAJMI I FUNDIT:

Ky është kosovari që po udhëheq një grup islamist në Norvegji (Foto)

Ky është kosovari që po udhëheq një grup islamist në Norvegji (Foto)

Autoritetet norvegjeze i kanë dërguar një njoftim për dëbim nga vendi, kosovarit Adnan Shaluni i cili është identifikuar si udhëheqës i grupit islamist “Komuniteti i Profetit” (Profetten Ummah) – grup nga i cili më parë është arrestuar ish-lideri Ubaydullah Hussain, nën akuzat për terrorizëm.

Siç raporton gazeta norvegjeze, TV2.no, Shanani më parë njihej vetëm me nofkën “Abu Arijon”, dhe nuk ishte identifikuar plotësisht.

Ai është 28-vjeçar me nënshtetësi suedeze, por i lindur në Kosovë. Shanuni emigroi nga Suedia në Norvegji, më 1 janar të vitit 2009, transmeton Insajderi.


abuarijon-730x440

Kosovari është lideri i grupit islamist “Phofeten Ummah” që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, duke zëvendësuar ish-udhëheqësin e këtij grupi, Ubaydullah Hussain, i cili është arrestuar nën akuzat për rekrutim të terroristëve për luftën në Siri.

TV2.no ka mësuar se policia norvegjeze e ka pasur prej kohësh në vëzhgim 28-vjeçarin kosovar, mirëpo të premten i ka dërguar atij një njoftim zyrtar për dëbim nga vendi. Policia e Norvegjisë pretendon se kosovari “konsiderohet kërcënim bazik për shoqërinë”.

Shanuni, në anën tjetër, është duke e kundërshtuar dëbimin nga vendi.

Ai në një prononcim për TV2.no, ka folur për akuzat ndaj ish-liderit të grupit që ai momentalisht po e udhëheq dhe akuzat për dëbim nga Norvegjia.

profeten
“Çështja e Ubaydullah nuk na shqetëson neve. Mesazhi im personal është se unë nuk pranoj dëbimin, nëse keni diçka më shumë drejtohuni tek avokati im”, ka thënë kosovari i njohur si “Abu Arijon”, raporton Insajderi.

Ndërkaq, avokati i tij John Christian Elden ka thënë se klienti i tij refuzon të largohet nga vendi, për shkak se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori