LAJMI I FUNDIT:

Ky është kalendari i lashtë shqiptar (Foto)

Ky është kalendari i lashtë shqiptar (Foto)

Ky është një kalendar origjinal të cilin populli shqiptar e ka praktikuar deri vonë, e që mbahet mend dhe sot. Ka qenë studiuesi Rrok Zojzi që mori shënime nga populli për këtë kalendar tradicional, mijëravjeçar, që ka vlerë të.

Ky kalendar është edhe dëshmi e një qytetërimi të veçantë shqiptar që dallon nga të tjerët.

Kalendari, siç e jep Rrok Zojzi e siç e transmeton portali Shqipëria e Bashkuar, është ky:


Kryet e Motmotit – 6-8 maj (tri ditë)

Veror – 9 maj deri 22 qershor.

Korrik – 23 qershor deri 6 gusht

Djegagur – 7 gusht deri 20 shtator

Vjeshtë – 21 shtator deri 4 nëntor

Mesi i Vitit – 5-6 nëntor (dy ditë)

Dimror – 7 nëntor deri më 21 dhjetor

Bryms – 22 dhjetor deri më 4 shkurt

Ngrijs – 5 shkurt deri më 21 mars

Pranverë – 22 mars deri më 5 maj

/Telegrafi/