LAJMI I FUNDIT:

Kuzhe: Pësuam, por mësuam

Kuzhe: Pësuam, por mësuam

Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, thotë se disfata nga Sllovenia ishte një mësim i mirë për kuqezinjtë.

Shqipëria pësoi me rezultat 2-1 në miqësoren e mbrëmshme në Qemal Stafa të Tiranës nga skuadra pjesëmarrëse e Kupë së Botës, Sllovenia, që është një goditje për kombëtaren kuqezi në prag të ndeshjes së 26 marsit ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për kualifikime për Euro 2012.

Por gjatë konferencës për shtyp, Kuzhe është zotuar se në ndeshjen e ardhshme do të shohim një Shqipëri më kërkuese.

“Humbëm një ndeshje dhe sigurisht s’mund të jemi të lumtur. Ne humbëm përballë një kundërshtari tepër të fortë, në një test të rëndësishëm për ne. Sllovenia ka një skuadër të fortë, me aftësi të mira fizike dhe shpejtësie”, ka thënë kroati.


“Besoj se morëm një mësim të mirë në këtë përballje, i cili do të na vlejë për ndeshjen e 26 marsit ndaj Bjellorusisë. Për sa i takon cilësisë, ne do të luajmë me sa mundësi kemi. Por duhet të ndryshojmë aftësitë tona vrapuese, sepse diçka e tillë ka bërë diferencën e madhe në këtë përballje”.

“Për këtë arsye duhet t’i harrojmë sa më shpejt momentet negative të kësaj sfide dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Performanca ndaj Sllovenisë më mërzit, por ne duhet të shikojmë përpara. Të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

“Kundërshtarët kanë gati të njëjtin nivel, por ne do të përballemi jo të dorëzuar ndaj tyre duke kërkuar më të mirën. Do të jetë një Shqipëri kërkuese”, ka shtuar Kuzhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori