LAJMI I FUNDIT:

Kuzhe: Do të fokusohemi në mbrojtje

Kuzhe: Do të fokusohemi në mbrojtje

Josip Kuzhe ka dhënë shenja se kombëtarja shqiptare do të fokusohet në mbrojtje në takimin e sotëm përballë Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe do të mundohet të shënojë me anë të kundërsulmeve.

“Si do luajmë ndaj Bosnjës? Me shumë ambicie për rezultat pozitiv”.

“Ne kemi taktikën tonë, duke i kushtuar rëndësi mbrojtjes për shkak të kualiteteve që ka Bosnja, por do të tentojmë edhe në sulm për të shënuar dhe arritur rezultat pozitiv, duke pasur parasysh problemet që ka shfaqur kjo skuadër edhe në ndeshjen me Rumaninë”, ka thënë Kuzhe gjatë një interviste për Sporti Shqiptar.