LAJMI I FUNDIT:

Kuzhe beson në fitore ndaj Bosnjës

Kuzhe beson në fitore ndaj Bosnjës

Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, ka shprehur besimin e tij për gjasat e Shqipërisë për një rezultat pozitiv ndaj Bosnjës, në ndeshjen që është e vlefshme për kualifikim në Euro 2012.

“Tani kemi gjasa reale për të bërë diçka më shumë në kualifikime. Në këtë situatë kemi një ndjesi të veçantë dhe shpresojmë që do të arrijmë rezultat pozitiv”.

“Shqipëria është më e fortë, pasi janë rikthyer futbollistët e lënduar. Unë besoj se do të shënojmë fitore pasi Bosnja do të jetë e lodhur nga Rumania pas ndeshjes që do të zhvillohet të premtën”, ka thënë Kuzhe.

Rumania pret Bosnjën të premtën, para se Bosnja të mërkurën të presë Shqipërinë. Rezultatet e këtyre sfidave mund t’i japin avantazh njërës apo skuadrës tjetër në luftën për kualifikim në Euro 2012, me Shqipërinë që ende ka gjasa reale për ta realizuar ëndrrën. /Telegrafi/