LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi seancë homazh për krimet e komunizmit

Kuvendi seancë homazh për krimet e komunizmit

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë homazh paraditen e të enjtes, njoftoi zyra e shtypit e këtij institucioni.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00, e cila do të mbahet me rastin e 60 vjetorit të pushkatimit të 22 intelektualëve.

“Dita e Kujtesës” do të jetë për krimet e komunizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Pas seancës homazh do të diskutohet për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit, veçanërisht për heqjen e imunitetit, seancë e cila pritet të shoqërohet me debate. /Telegrafi/