E plotësuar: Kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën konstituive, ndërsa në ora 12:00 pritet të takohen Grupet parlamentare për të konsultuar lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.
Hoti: Grupet parlamentare të takohen në ora 12:00
E plotësuar: Hoti pas konsultimit me kryesuesin dhe të tjerët, propozoi që në ora 12:00 të takohen shefat e Grupeve parlamentare dhe të konsultohen për vazhdimin e seancës konstituive.
Hoti: Kryesuesi të konsultohet, të caktohet seanca e radhës
Avulldah Hoti, shef i Grupit parlamentar të LDK-së para deputetëve të pranishëm tha se i vjen mirë që në seancë është të paktën një deputet i koalicionit PAN.
Ai tha se pret që herën tjetër kurdo që caktohet seanca të jetë e pranishme edhe PAN-i në mënyrë që të formohen institucionet.
Hoti, ka konsideruar se qëndrimi i Veselit se do të tërhiqet nga pozita e të nominuarit është dorëzim para deputetëve. “Kam dëgjuar deklarimin e Veselit se mund të heqë dorë, unë e shoh si dorëzim para vullnetit të deputetëve”, ka deklaruar ai.
Hoti tha se koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk do të votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar, por do të shqyrtojnë mundësinë e votimit të ndonjë kandidature tjetër të PAN-it.
Fillon seanca, PAN-i mungon (Live)
E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa të pranishëm nuk janë deputetët e PAN-it.
Sipas kryesuesit të pranishëm në Kuvend janë vetëm 60 deputetë.
Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën konstituive (Live)
E plotësuar: Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar tashmë të hyjnë në Kuvend, por seanca edhe pas 15 minutave ende nuk ka nisur.
PAN ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancë pasi kryesuesi Adem Mikullovci nuk është konsultuar me ta për mbajtjen e seancën konstituive.
Kuvendi i Kosovës sot po vazhdon seancën konstituive, pasi një ditë më parë nuk u arrit që të zgjidhen organet drejtues të Kuvendit, kryetari dhe nënkryetarët.
Seanca është thirrur nga drejtuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, por pjesëmarrjen në seancë e kanë kundërshtuar deputetët e PAN-it.
Ndryshe, në seancën e së enjtes Enver Hoxhaj kërkoi dy orë kohë shtesë për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar, por kryesuesi Adem Mikullovci nuk u pajtua me këtë propozim pasi sipas tij kanë pasur kohë të mjaftueshme.
Në mungesë të dhënies së emrit nga PAN-n, kryesuesi Mikullovci të enjten ndërpreu seancën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë