LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i NATO-s diskuton sot zhvillimet në Kosovë

Kuvendi i NATO-s diskuton sot zhvillimet në Kosovë

Kuvendi Parlamentar i NATO-s sot në Berlin do të diskutojë për Kosovën dhe raportet midis Rusisë dhe BE-së. Në seancën e sotme Kosova zë vendin qendror. Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Berlin po marrin pjesë edhe parlamentarë nga Shqipëria, ndërkaq për herë të parë edhe parlamentare nga Kosova.

Kuvendi Parlamentar i NATO-s sot në Berlin do të diskutojë për zhvillimet në Kosovë dhe raportet midis Rusisë dhe BE-së.

Në seancën e sotme Kosova zë vendin qendror, ndërkaq që do diskutohet edhe raporti politik dhe çështja e sigurisë dhe politikës mbrojtëse mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Parlamentarët pjesëmarrës do t’i presë kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërkaq që do të referojnë edhe ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung, ministri i jashtëm gjerman Frank Walter-Steinmeier dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.


Krahas çështjes së sigurisë është duke u trajtuar edhe tema rreth punimeve të Tribunalit të Hagës në raport me luftërat e zhvilluara si dhe krimet e bëra në ish-Jugosllavi.

Kuvendit Parlamentar të NATO-s do të zhvillojë deri të martën punimet lidhur me politiken e mbrojtjes dhe sigurisë së NATO-s si dhe agjendën politike të saj. (telegrafi/balkanweb)