Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka bërë me dije se Kuvendi dhe Qeveria tashmë kanë dalë totalisht jashtë funksionit të tyre.
Ai ka thënë se edhe veprimet e partnerëve të koalicionit po tregojnë se vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare jo pse duan PDK-ja dhe LDK-ja, por sepse këto dy subjekte politike nuk mund të rezistojnë.
“PDK-ja dhe LDK-ja ka kohë që janë në fushatën e pashpallur. Kjo tregon se vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme jo pse duan ata, por për shkak se nuk mund të rezistojnë edhe më tutje. Edhe Kuvendi dhe Qeveria tashmë kanë dalë totalisht nga funksioni. Po bëjnë fushata ilegale hajnisht, duke mos e shpallur as ditën e zgjedhjeve e as ditën e nisjes së fushatës. Sidoqoftë, as fushatat ilegale nuk mund t’i shpëtojnë nga humbja e pushtetit”, ka thënë Selimi.
Ai ka treguar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! e kanë mbështetur tashmë iniciativën e Nismës për mocion mosbesimi ndaj kësaj Qeverie.
Sipas Selimit, suksesi i kësaj iniciative varet edhe nga përkrahja e deputetëve të pozitës. “Lëvizja Vetëvendosje! e mbështet me ex-officio cilëndo iniciativë të opozitës për mocion, normalisht të mbështetur edhe në mundësitë numerike si parakusht i domosdoshëm. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! e kanë mbështetur tashmë nismën e Nismës. Por, tash varet nga iniciuesi se a ka bërë diçka për marrjen e përkrahjes së nevojshme edhe nga deputetët përtej opozitës”, është shprehur deputeti Selimi.
Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, deputeti i VV-së ka paralajmëruar se Qeveria do të tentojë deri në ditën e fundit të saj ta procedojë demarkacionin në Kuvend.
Por, sipas Selimit, vendosmëria e opozitës dhe vetëdija e disa deputetëve të koalicionit që e kanë kundërshtuar këtë variant të demarkacionit nuk do ta lejojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.
“Nuk është çudi që deri në ditën e fundit të pushtetit të tyre ata do të provojnë ta sjellin edhe demarkacionin në Kuvend. Ata janë kryeneçë, por ne jemi edhe më të vendosur që ta zhbëjmë atë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Një gjë është shumë evidente, që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat e mjaftueshëm në sajë të vendosmërisë së opozitës dhe, po ashtu, në saje të vetëdijes së disa prej deputetëve të mazhorancës të cilët e kundërshtojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Selimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?