Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në rastin e ankesës për dënim për krime lufte të Isni Thaçit, Zeqir Demakut, Fadil Demakut, Nexhat Demakut dhe Jahir Demakut, Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme kishin shkelur të drejtën e parashkruesve të kërkesës për një vendim të arsyetuar, dhe me këtë kishte shkelur të drejtën e parashtruesve të kërkesës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.
Avokati, Artan Qerkini, ka thënë për Telegrafin se, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që në rastin e njohur, si “Rasti Drenica”, ka pasur shkelje të parimit, të gjykimit të drejt dhe të paanshëm.
“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që në rastin e njohur, si “Rasti Drenica”, ka pasur shkelje të parimit, të gjykimit të drejt dhe të paanshëm, për faktin se Gjykata Supreme nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme , se pse e konsideron panelin gjyqësor të formuar nga EULEXI, si panel të themeluar në përputhje me ligjin marrë parasysh faktin se pretendimet tona të vazhdueshme kanë qenë se ky panel gjyqësor nuk është themeluar në përputhje me rregulloren e brendshme të EULEX-it”, ka thënë Qerkini për Telegrafin.
Qerkini ka theksuar se Gjykata Supreme nuk ka dhënë arsye për këto fakte vendimtare se pse e konsideron panelin e EULEXIT, si panel të themeluar sipas ligjit, dhe për këtë arsye sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që lenden të ia kthejë Gjykatës Supreme, për ta arsyetuar më mirë.
“Dihet se për të qenë një proces gjyqësor në harmoni me standardet kushtetuese, dhe standardeve të Strasburgut çështja gjyqësore duhet të gjykohet nga një gjykatë e themeluar sipas ligjit dhe një gjykatë e paanshme”, ka thënë Avokati.
Sipas vendimit të Kushtetueses, “në pajtim me rregullin 74 (1) të Rregullores së punës, Aktgjykimi i Gjykatës Supreme PML. KZZ. nr. 322/2016 i 19 korrikut 2017, shpallet i pavlefshëm dhe çështja i kthehet Gjykatës Supreme për rishqyrtim”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në vitin 2017, Gjykata Supreme e Kosovës e kishte konfirmuar dënimin e dy viteve më parë për dënimin e Grupit Drenica 1 dhe 2.
Ish-kryetarit të Drenasit, Nexhat Demakut i ishte konfirmuar dënimi me 3 vjet burgim, aq sa ishte edhe dënimi i ish-deputetit Fadil Demaku.
Dënimet i ishin vërtetuar edhe për Isni Thaçin, Zeqir Demakun dhe Jahir Demakun të dënuar me nga 6 vjet burgim.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Rastet nr. KI146/17, KI147/17, KI148/17, KI149/17 dhe KI150/17, Parashtrues: Isni Thaçi, Zeqir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, dhe Jahir Demaku, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës PML. KZZ. nr. 322/2016 të 19 korrikut 2017
KI146/17, KI147/17, KI148/17, KI149/17 dhe KI150/17, Aktgjykim i 30 majit 2018, publikuar më 8 qershor 2018
Parashtruesit e kërkesës u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (Aktgjykimi P58/14) për kryerjen e veprave penale të sanksionuara me nenin 152 [Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të Përbashkët me Konventat e Gjenevës] në lidhje me nenin 31 [Bashkëkryerja] të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Parashtruesit parashtruan ankesë kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore duke kontestuar, ndër të tjera, përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës Themelore dhe dëshmitë e dëshmitarëve ekspertë. Gjykata e Apelit, (Aktgjykimi PAKR nr. 456/15), i refuzoi ankesat e palëve dhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Parashtruesit e kërkesës parashtruan kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë – kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit – në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke pretenduar, ndër të tjera, se trupi gjykues i Gjykatës Themelore ishte përbërë në kundërshtim me rregullat e aplikueshme për caktimin e gjyqtarëve në trupat gjykues.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë u refuzua nga Gjykata Supreme, përmes Aktgjykimit Pml. KZZ. nr. 322/2016, si e pabazuar. Gjykata Supreme arsyetoi vendimin e saj lidhur me pretendimet e parashtruesve për shkelje të rregullave për caktimin e gjyqtarëve në trupat gjykues, duke theksuar se, bazuar në Udhëzimin e EULEX-it, kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it ka liri të plotë për t’i caktuar gjyqtarët në kolegje, pavarësisht ndonjë rregulli të veçantë të përmbajtur në Udhëzim. Gjykata Supreme, vlerësoi se edhe nëse ka pasur shkelje të rregullores së brendshme të EULEX-it atëherë do të ishte çështje e diskrecionit brenda autoriteteve administrative/disiplinore të EULEX-it.
Parashtruesit e kërkesës pretenduan në Gjykatën Kushtetuese, se duke refuzuar kërkesën e tyre për mbrojtjen e ligjshmërisë si të pabazuar, Gjykata Supreme kishte shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë drejtim, ata pretenduan se Gjykata Supreme nuk e trajtoi siç duhet çështjen e caktimit të gjyqtarëve në trupin gjykues të Gjykatës Themelore, sepse ai ishte bërë në kundërshtim me rregullat për caktimin e gjyqtarëve në trupat gjykues.
Në trajtimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës në lidhje me përbërjen e trupit gjykues të Gjykatës Themelore, Gjykata Kushtetuese vërejti se sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, e drejta për një gjykim të drejtë përfshin të drejtën për një vendim të arsyetuar. Lidhur me këtë, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se arsyetimi i Gjykatës Supreme, gjatë shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve në lidhje me caktimin e gjyqtarëve në trupin gjykues të Gjykatës Themelore, kryesisht ishte i kufizuar në shkelje të mundshme të KPP-së dhe nuk ka marrë parasysh normat e tjera relevante të aplikueshme për caktimin e gjyqtarëve në trupat gjykues, përkatësisht parimet e parapara me Ligjin nr. 03/l-053 mbi Kompetencat, Përzgjedhjen e Lёndёve dhe Caktimin e Lёndёve tё Gjyqtarëve dhe Prokurorëve tё EULEX-it nё Kosovë dhe të legjislacionit që rrjedh prej tij. Gjykata Kushtetuese gjithashtu vlerësoi se, sipas praktikës së saj gjyqësore, të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë edhe gjyqtarët e EULEX-it, kanë obligim të zbatojnë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, legjislacionin që rrjedh prej tij.
Prandaj, Gjykata Kushtetuese konstatoi se duke mos dhënë një vlerësim dhe justifikim të plotë lidhur me atë se a është zbatuar e tërë korniza e dispozitave të zbatueshme ligjore, duke përfshi edhe parimin e kritereve objektive të paracaktuara dhe të masave siguruese procedurale, në lidhje me caktimin e gjyqtarëve në trupin gjykues në rastin e parashtruesve të kërkesës në Gjykatën Themelore, Gjykata Supreme (Aktgjykimi PML. KZZ. nr. 322/2016 i 19 korrikut 2017), kishte shkelur të drejtën e parashtruesve të kërkesës për një vendim të arsyetuar, dhe me këtë kishte shkelur të drejtën e parashtruesve të kërkesës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, siç garantohet me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.
Prandaj, në pajtim me rregullin 74 (1) të Rregullores së punës, Aktgjykimi i Gjykatës Supreme PML. KZZ. nr. 322/2016 i 19 korrikut 2017, shpallet i pavlefshëm dhe çështja i kthehet Gjykatës Supreme për rishqyrtim.
Parashtruesit:
Isni Thaçi, Zeqir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, dhe Jahir Demaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania