Kush tenton ta njollosë Universitetin
(Tendencë për njollosje spektatoreske me prapavijë politike)
Universiteti i Prishtinës për 41 vjet punë dha kontribut të qenësishëm në fushën e arsimit, të shkencës dhe artëve, shtylla këto të ngritjes të identitetit modern të Republikës së Kosovës. Ky institucion ishte dhe do të mbetet vatër e dijes, e zhvillimit dhe e progresit të kombit tonë. Kushdo që tenton të bëjë ndonjë fyerje apo të hedhë ndonjë njollë mbi Universitetin e Prishtinës mbi pikëpamje të çfarëdo natyre qofshin ato do të pendohet dhe do të pësojë keq. Universiteti i Prishtinës është tempull i shenjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, andaj është i paprekshëm dhe i mbrojtur me gjakun e mijëra trimave e trimëreshave që sakrifikuan jetën për të mbrojtur këtë universitet. Është i paprekshëm dhe do të ruhet nga gjenerata të tëra që morën dije, u afirmuan dhe u nderuan shumë personalitete në këtë universitet.
Do të bëjë një retrospektivë të shkurtër sa për të hedhur disa fakte të lidhshmërisë së ngjarjeve në rrjedhën e kohërave me kuptime të njëjta. Derisa rektori i parë i këtij universiteti Dervish Rozhaja, thoshte “Themelimi i UP është ngjarje historike dhe një hap kualitativ përpara në progresin e më tejshëm të gjithanshëm të shoqërisë kosovare”, Rektori i tanishëm, Mujë Rugova, derisa huliganët dhe rrugaçët hidhnin ngjyrë mbi të tha “jemi në demokraci dhe në demokraci ndodh”. Pra, kjo e vërteton se ne në universitet kemi arritur këtë stad të zhvillimit. Në krye të universitetit po qëndron pikërisht njeriu që ka pikëpamje dhe koncepte të njëjta me themeluesin dhe paraardhësin e tij. Kjo të bën të kuptosh se sa nder është për ne. Kështu që, rektori Mujë Rugova mbi të gjitha është njëri me tipare burrërore që ka prejardhje të krahinës me të nderuar të trojeve shqiptare, vendit me besnik dhe të traditës shqiptare, Rugovës kreshnike, dhe njëherësh është personi më emblematik i punës së denjë dhe të ndershme akademike dhe shkencore në Republikën e Kosovës.
Kurse, kur e shikon çastin e qëndrimit të rektorit Mujë Rugova derisa ata bastardë hidhnin ngjyrë mbi të, mbi të gjitha ishte një mesazh shumë i fuqishëm, burrëror dhe i një intelektuali “bëni çka të doni mbi mua, vetëm mos mbi universitetin”. Kjo të kujton edhe një moment tjetër, atë të rektorit të nderuar Ejup Statovcit, i cili në protestën e 1 tetorit 1997 ishte përgjakur nga forcat policore dhe ushtarake serbe në mbrojtje të universitetit. Duke shikuar këtë moment të çoroditur, shumë trishtues, fyes, denigrues dhe shumë tendencioz, atëherë duhet marrë masat për preventivë të shëndoshë nga gangsterët qëllimkëqij. Prandaj mu për këtë parashtrohet domosdoshmëria që të luftohen energjikisht këto dukuri të shëmtuara të prishjes së imazhit të institucioneve akademike. Në vend që tani gjatë tranzicionit të flaken këto dukuri të shëmtuara, për çudi ato po bëhen gjithnjë e më prezente duke hyrë edhe në Universitetin e Prishtinës. Me kultivimin dhe tolerimin e mëtejshëm të këtyre veprimeve denigruese, po devalvohet dhe ngulfatet zhvillimi i mirëfilltë bashkëkohor i Universitetit të Prishtinës, institucion ky me rendësi vitale për zhvillimin shoqëroro-ekonomik të Republikës së Kosovës në këtë udhëkryq historik nëpër të cilin po kalon shoqëria.
Të ju përkujtojmë këtyre ithtarëve të sotëm të “sistemit centralist” të një ideologjie bolshevike të perënduar pa kthim, se premisat për të bërë kinse argatë ndaj të mirës së përgjithshme, duhet të hiqni dorë nga kjo tentativë shumë e fëlliqtë. Sepse edhe qëndrimi kategorik i iluministëve Nikolla Kopernikut, Gjordano Brunos dhe të Galileo Galileut, të cilët në kohën e absolutizmit mesjetar në Evropë edhe me kërcënim për vdekje nga Inkuizicioni kishtar, nuk pranuan të heqin dorë nga e vërteta objektive shkencore mbi “sistemin heliocentrik” që të pranonin sistemin gënjeshtar “geocentrik” që e propagandonte kisha katolike në mesjetë. Kësisoj, e vërteta gjithmonë mbizotëron dhe edhe ky rast i sjelljes dinjitoze dhe prej një intelektuali është padyshim triumf mbi veprimet e drejta dhe të mençura, që bën dhe bëri rektori ynë i nderuar Mujë Rugova.
Pra, në fund mund të them se tanimë janë të njohura fare mirë në opinionin tonë qëndrimet fyese dhe ofendimet e rënda që i bëri veprimi i së martës institucionit të universitetit tonë. Prandaj, kush tenton ta njollosë Universitetin e Prishtinës, tempullin e dijës dhe të frymëzimit shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve, do ta vret vetveten.
(Autori është hulumtues shkencor në Institutin e Historisë – Prishtinë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës