Besnikë ose rebelë, kandidatët pasues të Angela Merkel në kupolën e partisë së saj (CDU), për të siguruar më pas një ndenjëse drejt Kancelarisë gjermane, nuk mungojnë aspak.
T’i hedhim një vështrim pretendentëve kryesorë të deklaruar dhe të pritshëm.
E cilësuar ”Merkel e Sarres”
E cilësuar ”Merkel e Sarres” rajoni më i vogël i Gjermanisë, që është dhe origjina e saj Annegret Kramp-Karrenbauer, 56 vjeçe shfaqet si besnike e kancelares me të cilën ndan një linjë politike kryesisht centriste.
Katolike, ajo shfaq qëndrime më tepër konservatore sesa Angela Merkel për çështjet sociale si aborti apo martesë për të gjithë. Ajo lëshoi gjithashtu kritika të matura në lidhje me politikën me dyer të hapura të kancelares ndaj qindra mijëra azilkërkuesisht në vitin 2015.
Jens Spahn – rebeli
I moshës 38-vjeçare, Jens Spahn është pozicionuar si “anti-Merkel”. Ai u zgjodh ministër i Shëndetësisë në pranverë për të kënaqur linjën e ashpër të CDU-së, ai nuk reshti së kritikuari vijën e kancelares që sipas tij, do ta kishte shndërruar CDU-në në “social-demokrate”. Ai kërkon një ndryshim konservator, veçanërisht në çështjet e identitetit dhe emigracionit.
Ai nuk fsheh afërsinë e tij ideologjike dhe si brez me kancelarin e ri austriak, Sebastian Kurz i cili qeveris me ekstremin e djathtë.
Armin Laschet – kompromisi
Ai mund të jetë kompromisi i duhur. Pasi drejtuesi i landit të Nordrhein-Westfalisë ka për të qenë një fitues, pasi ia doli mbanë të fitonte në vitin 2017 këtë rajon industrial dhe më të populluarin e Gjermaninë nga socialdemokratët.
Ai qeveris me Liberalët e FDP-së, aleat tradicional i CDU-së, që Merkel nuk ka marrëdhënie të mira.
Udhëheqësi i kësaj partie, Christian Lindner, madje u shpreh se Laschet “ka atë që duhet për t’u zgjedhur kancelar”, një kompliment pas një karriere të gjatë të kufizuar në rolet e dyta.
Friedrich Merz – revanshisti
Friedrich Merz, 62 vjeç, nuk ia fali kurrë kancelares pse e shkarkoi në vitin 2002 nga funksionet si kreu i deputetëve konservatorë në Bundestag.
Disa vite më vonë, i privuar nga të drejtat brenda partisë, ai lë politikën aktive për të punuar në sektorin privat si avokat, përpara se të bëhej kryetar i bordit mbikëqyrës të degës së madhe gjermane ”Blackrock”, menaxhere e aseteve.
Ai vazhdon gjithsesi të shfaqet rregullisht në debatet publike. Me pikëpamje ekonomike neo-liberale, ai ka kritikuar në mënyrë të përsëritur linjën “shumë të majtë” të mbajtur nga ana e kancelares Angela Merkel. /javanews.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë” – këto janë disa nga detajet
Goditje e rëndë për Donald Trumpin – gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
Australia miraton ligje të ashpra për krimet e urrejtjes me burgim të detyrueshëm, përfshirë edhe për përshëndetjet naziste
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
Britania merr drejtimin e një funksioni të rëndësishëm nga SHBA-ja në raport me Ukrainën
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin