Gjatë ekspozitës së tij të pikturave në New York, kryeministri Edi Rama nuk e priste që të përballej me pyetje për qeverisjen e tij. Ishte pikërisht shqiptarja-amerikane Eriola Pira e cila e bëri kryeministrin Rama që të sikletosej.
Teksa mori të drejtën e fjalës, Eriola iu drejtua të pranishmëve nëse e njihnin kryeministrit autokrat.
“Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’? Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur…
– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë
– Korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës
– Kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale
– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”
Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?” – i drejtohet Eriola Pira, të pranishmëve.
Gjatë këtij fjalimi, kryeministri Rama humbi qetësinë dhe filloi të bënte lëvizje të çrregullta. Brenda pak sekondave piu disa herë ujë ndërsa në një moment u shpërfytyrua me një nënqeshje të sforcuar.
Në fund të fjalimit të Eriolës, një person (me siguri një nga të afërmit e Ramës) pyet me arrogancë se kush ishte kjo që po fliste në këtë mënyrë dhe jashtë shijeve të kryeministrit.
Pas fjalimit të Eriolës, Rama tentoi të hidhej në kundërsulm duke i thënë që Shqipëria ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ndërsa i tha asaj se nuk kishte kuptuar realitetin në Shqipëri.
Po kush është Eriola Pira?
Eriola Pira është një kuratore arti si dhe shkrimtare e cila jeton në New York. Ajo aktualisht drejton programin për çmimet e Artistëve të Rinj për artin vizual, një rrjet që mbështet të rinjtë e Europës Qëndrore dhe Lindore.
Eriola është edhe redaktore në revistën Guernica ndërsa është diplomuar për Komunikim, Masmedia dhe Histori Arti. Ajo është e fokusuar gjithashtu në hulumtimin e saj “Fulbright Fellowship”, mbi praktikat e artit bashkëkohor post-komuniste në Shqipëri ndërsa ka zhvilluar një master në universitetin e New York për teoritë e kulturës vizuale.
Kohët fundit, shqiptaro-amerikanja Erjola Pira po punon me artistët e rinj shqiptar duke i ndihmuar ata për të ecur në rrugën e artit bashkëkohor ndërkombëtar. /Boldnews/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve