Ditën e sotme kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, po dëmton qytetarët shqiptarë.
Komentet Rama i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Policia ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, që kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.
Po ashtu Rama i bëri apel qytetarëve që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre lojërave kriminale.
“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve. Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në rrjetin social “X”.
Por për çfarë konkretisht e ka fjalën kryeministri Edi Rama dhe kush është personazhi që ‘e detyroi’ të bënte këtë reagim.
Florian Gjergji është personi i kërkuar nga policia për shkak të skemave të njëpasnjëshme të mashtrimit, ku pre e këtyre skema kanë rënë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.
Në rastet e indentifikuar deri më sot Gjergji prezantohet si zyrtar i lartë dhe iu kërkon para atyre.
Mashtrimi bëhet përmes aplikacioneve Telegram dhe Viber ku kopjohen numrat dhe emrat e zyrtarëve të lartë.
Deri më tani janë arrestuar disa prej bashkëpunëtorëve të Gjergjit, ndërsa ky i fundit dyshohet se është jashtë vendit, por ka qenë e pamundur të lokalizohet.
Më herët Euronews Albania ka mësuar skemen e përdorur nga grupi i mashtruesve të drejtuar nga Florian Gjergji, të cilët tentuan t’i merrnin një shumë prej 35 mijë euro një biznesmeni në fushën imobilare.
“Si je, jam kryetari i Bashkisë së Vlorës, më duhen 35!”- Ky është mesazhi që ka mbërritur në telefonin e biznesmenit me inicialet G.Ç, në një aplikacion komunikimi online.
Biznesmeni në fjalë lajmëroi menjëherë Policinë e Tiranës e cila organizoi dhe bëri kapjen në flagrancë të personave që u paraqitën të merrnin paratë.
Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri i skemës” Florian Gjergji është shpallur në kërkim.
Po ashtu Euroneës Albania ka siguruar edhe dosjen e mashtrimit të një biznesmeni në Elbasan, të cilit i kanë marrë rreth 100 mijë euro duke iu prezanuar si ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Viktimë e mashtrimit ka qenë biznesmeni Flamur Rushi.
Sipërmarrësit i mbërriti një mesazh në Viber nga një numër që pretendonte se ishte Taulant Balla, ku i kërkonte me urgjencë një shumë prej 100 mijë eurosh.
Rushi deklaroi për hetuesit se duke qenë se ka një miqësi me ministrin e Brendshëm ka vendosur t’ia japë shumën e kërkuar.
Ai thotë se paratë i është kërkuar t’i dorëzojë tek një taksi pranë një spitali privat në Tiranë.
Në dosjen e siguruar nga Euroneës Albania biznesmeni dëshmon me detaje si ra pre e mashtrimit.
“Në deklarimin dhe kallëzimin e tij shtetasi Flamur Rushi kallëzon se: “Eshtë paraqitur në polici pasi do të bëje kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin *Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe më pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin “Taulant Balla” (+355683878***), i ka dërguar mesazh duke i thënë “¡am në nje drekë”, “ma mbaron një porosi”, “do kaloj një miku andej jepja 100 mijë euro dhe rregullohemi”. Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thëne “Ok”, “të flasi me mua” Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Kjo bisedë ështē zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 0683649192 dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas nuk u komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin *Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë “u lidhe me të”, Flamuri iu përgjigi duke i thëne “po po e pres po vi unë në Tiranë” dhe ndërkohë ai iu përgjigi duke i thënë “faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hajmë ndonje drek”, thuhet në dosje.
Disa ditë pasi ka dorëzuar paratë bisnesmeni ka kuptuar se është mashtruar dhe i është drejtuar policisë për të bërë kallëzimin. Policia ndaloi fillimisht shtetasin Kristian Përndoj, shoferin e taksisë që mori paratë, por më pas e ka liruar.
“Isha taksist, erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e paligjshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, deklaroi Përndoji.
Dyshohet se dhe Përndoj është përdorur nga Florian Gjergji, personi që fshihet pas kësaj skeme mashtruese.
Gjergji këtë skemë e ka përdorur edhe në 8 raste të tjera duke përdorur aplikacionet Signal dhe Viber, emrat e zyrtarëve të lartë si Edi Rama, Erion Veliaj, Ermal Dredha e Rakip Suli si dhe disa ministrave të tjerë./Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Kishte urdhër mbrojtës – i dyshuari nga Graçanica ushtron dhunë ndaj një gruaje

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa