LAJMI I FUNDIT:

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta – “pse nuk ke kostume normale?”

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta – “pse nuk ke kostume normale?”

Pos përplasjeve mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt, kishte edhe momente qesharake në Shtëpinë e Bardhë.

Gazetari që është i njohur për mbështetjen e pakufizuar ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, Brian Glenn, e pyeti presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyn për veshjen e tij.

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky
Lexo po ashtu Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

“Pse nuk po vishni kostum? Jeni zyrtari më i lartë i vendit tuaj dhe refuzoni të vishni kostum. Thjesht dua të shoh nëse keni ndonjë kostum”, tha Glenn.


Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance shihet duke buzëqeshur në ato momente.

Zelensky iu përgjigj me pyetje “a keni ndonjë problem me këtë?”

“Kam problem me mosrespektimin…”, shtoi gazetari.

Zelensky iu përgjigj “do të vesh kostum kur të mbarojë lufta, ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më mirë, nuk e di, do ta shohim. Ndoshta diçka më të lirë”.

Ndryshe, Glenn është korrespondenti kryesor nga Shtëpia e Bardhë për “Real America’s Voice”, një rrjet djathtist ku rregullisht shfaqen aleatët e Trumpit.

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?
Lexo po ashtu Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Përfaqësuesi i Real America’s Voice, podcast që është i popullarizuar mes mbështetësve të lëvizjes MAGA.

Ai është në një lidhje me kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene ndërsa fitoi famë për intervistat ekskluzive me Trumpin.

Glenn thotë se ai dhe Marjorie Taylor Greene janë çifti më i preferuar i lëvizjes MAGA. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja ka fituar tre çmime të mëdha lotarie, gjithmonë në mes të muajit prill

Amerikanja ka fituar tre çmime të mëdha lotarie, gjithmonë në mes të muajit prill

Interesante
I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

Interesante
Shikoni çfarë bëri foshnja tre muajshe me këmishën e babait të saj

Shikoni çfarë bëri foshnja tre muajshe me këmishën e babait të saj

Fun
Tentoi të tallet duke thënë se ka bombë në çantë, gruaja nxirret nga aeroplani në Indonezi

Tentoi të tallet duke thënë se ka bombë në çantë, gruaja nxirret nga aeroplani në Indonezi

Fun
Vajza që tha se kishte bërë 50 operacione për t’u dukur si Angelina Jolie i ka mashtruar të gjithë! (Foto)

Vajza që tha se kishte bërë 50 operacione për t’u dukur si Angelina Jolie i ka mashtruar të gjithë! (Foto)

Duke menduar se mikrofoni është i fikur, foli diçka që e bëri të mos ndihet më rehat (Video)

Duke menduar se mikrofoni është i fikur, foli diçka që e bëri të mos ndihet më rehat (Video)

Kalo në kategori