LAJMI I FUNDIT:

Kush e futi laicizmin ne Kushtetutën e Kosovës?

Çka thotë neni 8 i Kushtetutës së Kosovës?

Nëse i adresohemi një sentence të dalë nga Kushtetuta e Kosovës si ligji më i lart i një vendi apo një shteti, pra nenit, 8 ku thuhet takstativisht: “Kosova është shtet laik….”, këtij neni në fakt është një shtet laik! Por a është kështu dhe çka nënkuptojmë me fjalën laik dhe laicizëm. Paraprakisht, këtë term nuk do të mund ta zbërthenim procesi nuk i adresohemi kuptimit të tij para së gjithash sociologjik/jo juridik, jo politik, jo filozofik dhe jo fetar/, i cili mes tjerash këtë koncept e përkufizon si tendencë të qëllimshme të shtetit për ta margjinalizuar rolin e fesë në jetën publike të një vendi apo siç thuhet të „shpëtimit të së drejtës, moralit, politikës, artit prej ndikimit të fesë“.

Në shekullin XIX laicizmi ka qenë i njëkuptimtë me pafesinë, me lëvizjen antifetare e ateiste, mënyrë kjo e të kuptuarit të këtij termi që vazhdon të jetojë edhe sot. Gokalp, laicizmin e ka cilësuar si një term që nënkupton „jofetaren“ madje edhe „antifetaren“.
Por, nëse i adresohemi etimologjisë sociologjike, kuptojmë se shprehja laicizëm rrjedh nga fjala greke laos që do të thotë popull, turmë, dhe laikos: që i përket popullit, masës, gjë e rëndomtë që pak a shumë nuk ka ndonjë peshë të theksuar për të ndërtuar vendin dhe sidomos shtetin. Ngaqë këtë e bëjnë elitat politike, pra njerëzit apo menaxherët e sotëm si shquhën me logjikën e diskursit globalist.


Në periudhën e dominimit të mesjetës (asaj Mesjete që dogji në turrë të druve një gjeni si Gjordano Brunon!?) me këtë koncept në fakt nënkuptohej personi apo personat që bënin shërbime fetare nëpër tempujt, pra elitë e thjeshtë që nuk kishte të bënte asgjë me ritet dhe funskionalizimin e jetës fetare.
Si të tillë kjo kastë më mirë me thënë në fakt, ishte jashtë orbitës së ndikimit të klerit fetar, edhe për një arsye se nuk kishte detyrime dhe referenca tjera përveç atyre që u kishin përshkruar klerikët fetar të asaj kohe.

Cili është mendim i sociologëve për laicizmin?

Që në fillim do thënë se debate të shumta janë bërë dhe akoma po bëhen rreth këtij koncepti. Sociologët, e në veçanti politologët dhe historianët, kanë zhvilluar debate të tëra rreth asaj se nëse sekularizmi është ndonjë primat i materiales ndajë shpirtërores, apo i pasionit fetar ndajë atij shoqërorë në mënyrë që të vihet një kontroll më rigoroz ndaj intolerancës dhe mashtrimeve – në mënyrë që progresi dhe uniteti shoqëror të jenë më të sigurt. Por për të kuptuar këtë duhet kthyer historisë së këtij koncepti. Në realitet të parët që e futën në literaturën angleze fjalën “sekularizëm” ishin “mendimtarët e lirë” e shek XIX të cilët e kishin telashin e ikjes nga stigmatizimi që u bëhej atyre atëbotë si “ateist” dhe si”të pa fe” nga ana e kishës krishtere.

Një botëkuptim tjetër jo edhe gjithaq paragjykues, për mendimin e shumicës së sociologëve të sotëm që merren me laicizmin, është edhe ai që këtë proces të vazhdueshëm të elitave apo kastave klerike që pretendonin se pushteti i tyre është hyjnor sepse derivon drejtpërdrejtë nga Krijuesi, përpiqen ta këndëvështrojnë edhe si përpjekje të popullit apo masës së gjerë, për t’i monopolizuar privilegjet e klerit në njërën anë ndërsa, në anën tjetër për të fuqizuar ato si të drejta legjitime të të gjithëve, pa dalim feje, gjinie, race e përkatësie etnike.

Nëse shikohet nga këndëvështrimi politik, kuptojmë së ky term apo ky koncept i adresohet kryesisht ndarjes strikte të pushtetit politik nga ai fetar dhe shfrytëzimi i këtij pushteti politik për t’i pavarësuar institucionet dhe ligjet, si edhe për të garantuar të drejtën e çdo individi me anën e ligjeve për të besuar apo mos besuar në Zotin e Madhërueshëm!? Shikuar me dioptrinë e një besimtari të çfarëdo feje çoftë ai, kuptojmë se individit qytetarit të cilës do fe, i është lënë të vesojë më shumë në ligjet e njeriut (lexo ligjet e njeriut, kundruall ligjit të Krijuesit?!)

Sipas, kësaj logjike del se me e fuqishme na del përkujdesja e njeriut për njeriun, se sa përkujdesja e Krijuesit për krijesën e vetë?! Pra, shikuar me dioptrinë e sociologjisë së religjionit, ideja apo imperativi kryesor i laicizmit është dobësimi i ndikimeve fetare në ndërtimin e kapaciteteve institucionale

Si qëndron perëndimi me sekularizmin?

Franca, bie fjala si vend i centralizuar ka ofertën sekulare për qytetarët e saj, kurse Anglia ani pse është e ndërlidhur me Kishën nacionale, qytetarët e saj janë jo religjiozë, kurse Shtetet e Bashkuara Amerikane, ani pse kanë shtet sekular qytetarët e saj besojnë dhe janë tejet religjiozë. Siç shihet në këto tri shtete ani pse sekularizmi ka pothuajse të njëjta konotime, karakteri modernist si edhe ai imagjinar në secilin nga këto shtete dallon dhe specifikohet me rrethanat, mentalitetin, kulturën dhe bindjet e tyre. Në fakt, perceptimi mbi tolerancën në mes këtyre vendeve ka shprehi dalluese dhe specifikuese.

Një shembull tjetër për analizë mund të na shërbejë edhe India psh. India, ka një Kushtetutë sekulare, por një traditë të shkëlqyeshme të ndërtimit të marrëdhënieve demokratike nga të gjitha endet e bllokut të tretë. Por, edhe ky vend nuk ka mundur të mbesë imun ndajë konflikteve fetare e sektare mes indusve dhe grupimeve tjera minoritare siç janë: myslimanët, krishterët dhe të “paprekshmit”. Ky konstatim dëshmon se shteti sekular nuk është gjithnjë garant i qetësisë religjioze i një vendi, por përkundrazi një mekanizëm i mundshëm i frikës dhe ambicieve, balancave dhe ndarjeve.

Si i tillë sekularizmi nuk e ka për imperativ eliminimin e dhunës por vetëm kontrollimin e sajë nga ana e shtetit si ndërmjetës herë herë i hiles!

A janë identik laicizmi me shekullarizmin?

Por, në literaturë dhe në jetën e përditshme do të mund ta hasim edhe një termë apo më mirë me thënë një botëkuptim tjetër po ashtu identik dhe mjaft diskutabil që shquhet si shekullarizëm (lat. saeculum: kohë, botëror), që ka të bëjë me „atë që është e kësaj bote“, pra tokësoren që e përdorë institucioni i shtetit (duke mos e përjashtuar edhe argumentin e forcës, e jo forcën e argumentit?!) për ta margjinalizuar institucionin e besimit fetar nga jeta e përditshme e qytetarëve të saj.

Duhet theksuar se diskursi i laicizmit më tepër i adresohet botës perëndimore krishtere (sidomos asaj katolike), ku janë të ndara qartazi kisha dhe shteti, gjersa botëkuptimi i shekullarizmit i adresohet po ashtu botës krishtere, por asaj protestane.

Por, nëse konkludojmë që sipas shumicës së sociologëve të sotëm perëndimor, laicizmi na qenka rezultat i padrejtësive dhe tendencës së eksploatimit të elitave kishtare në kurriz të shoqërisë, pra masave të gjëra popullore dhe pasojë e një kursi të themi pak a shumë diktatorial të kishës e cila e përkrahte injorancën dhe e pengonte në emër të kësaj injorance progresin e gjithmbarshëm shkencor, atëherë shtrohet një pyetje logjike: Si është e mundur të shpallet Kosova shtet laik (!?), kur kisha katolike dhe ajo protestane kosovare ka lozur jo rol regresiv siç aludohet nga këta sociolog të shoqërive perëndimore, por të kundërt duke ndihmuar ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, në stimulimin e qytetarëve (ani pse me shumicë absolute islame, një rast unik në botë?!) për ta ndërtuar po këtë shtet që e kemi sot?

Çfarë roli kishin kleri islam dhe ai i krishterë në shtetësinë e Kosovës?

Në anën tjetër, po ashtu kemi rolin shumë pozitiv në favor të identitetit shtetëror dhe të atij kombëtar edhe BIK-ut (Bashkësisë Islame të Kosovës) që lozi para luftës së ndodhur me: gjitha ato takime të mbajtura nëpër xhamia kundër regjimit disktatorial të Serbisë: me gjithë ata martirë që u flijuan pikërisht për këtë shtetësi që po e gëzojmë sot, që nuk është i vogël as për nga numri e as për nga përkushtimi.

Pra, siç po shihet në rastin e Kosovës, as kleri islam e as ai krishterë nuk kishin për qëllim margjinalizimin e po kësaj mase të gjerë popullore për të drejtat e tyre legjitime, e në favor të shtetësisë dhe institucioneve që tash pas luftës me një dekret të pa menduar ad hoc i hodhën nga pjesëmarrja aktive për ta ndërtuar këtë shtet dhe këto institucione!? Ky paradoks i llojit të vetë mund të ndodhë vetëm në Kosovën si rast sui generis.

Duhet potencuar, se tash kurrkush nuk po kërkon që edhe kisha e edhe xhamia duhet të bëhen hisedare në ndërtimin e këtyre kapaciteteve të reja institucionale që logjikisht duhet të jenë në përputhje me trendet dhe zhvillimet aktuale të kohës. Ama, nuk është e moralshme e as juridikisht e pranueshme që ato të privohen nga e drejta e tyre trashëguese për ta ndihmuar shtetin e ri të Kosovës, ashtu siç e ndihmuan edhe para lufte, të bëhen bashkëpjesëmarrëse jo ndoshta edhe gjithaq aktive, por bile të jenë në dijeni për kahet se kah po shkon kjo shoqëri, për të cilën edhe ato kanë kontributet e tyre.

Do theksuar, se pa marrë parasysh intencën e njëjtësisë apo theksit për të dalluar diskursin e laicizmit (që ka të bëjë sipas shumicës së sociologëve të sotëm me gjendjen tjetërsuese të kishës dhe të klerit në Evropën Mesjetare, pastaj me përplasjet fetare dhe ato sektare, me zhvillimin e filozofisë materialiste asaj pozitiviste dhe asaj pragmatiste, me zëvendësimin e të vërtetës me të dobishmen, me tendencën e përshpejtimit të kalimit nga bashkësia në shoqëri, pra me lindjen e klasave të reja shoqërore, me kalimin nga e drejta tradicionale në të drejtën qytetare, si edhe me zhvillimin marramendës të mendësisë individualiste) nga ai i shekullarizmit, mund të thuhet të dy këto terma herë pas herë keqkuptohen nga diskursi politik, siç është rasti me Kosovën, e cila me sa duket edhe në këtë sferë është vërtetë një sui generis.

Ka të tjerë sociolog, që laicizmin e perceptojnë ekskluzivisht si pasojë të padrejtësive dhe të tendencës për të monopolizuar dhe mbajtur në presion të “hyjnorës” shoqëritë perëndimore.

Shikuar me këtë dioptri më të re sociologjike, laicizmi na del si një formë shumë efikase për t’i rregulluar raportet e shtetit me fenë ku secila e ka rolin e vetë: shteti ate të monopolit ekskluzivë(!?) mbi qytetarët e vetë (thuajse ai nuk e keqpërdorë dhe nuk e devijon kurrë ligjësinë të cilën e ka aprovuar vetë me ndihmën e po këtyre qytetarëve (!?) dhe feja atë të folklorit që i garantohet qytetarit me fuqinë e argumenteve të logjikës së ligjit të krijuar nga elitat dhe magnatët e mëdha transnacionale.

A janë në krizë shoqëritë laiciste?

Përvoja e këtyre shekujve ka dëshmuar dhe gjithnjë është duke dëshmuar se tendenca laiciste e shoqërive perëndimor është në një krizë të thellë jo materiale, por para së gjithash morale, ngase ajo akoma nuk arriti të siguroi liri të plotë të ndërgjegjësimit dhe të besimit në kuadër të korpusit të drejtave të individit, ashtu siç po predikon neoliberalizmi i sotëm.

Pra, laicizmi i sotëm në fakt pretendon të bëhet një lloj rregullatori balancues mes asajë që është shpirtërore( padyshim hyjnores) dhe asaj materiale, mes asaj që është fetare dhe asaj shtetërore, njerëzore dhe asaj hyjnore, pra me një rekomandim të vetëm: sa më larg që të jetë feja nga individi aq më mirë do ta ketë shteti dhe elitat transnacionale.

Ky lloj sadizmi i elitave të sotme shtetërore për ta margjinalizuar tërësisht fenë nga jeta shoqëroro-politike sidomos prezent në shumicën e vendeve që gjinden në procesin e tranzicionit e që nuk kishin ndonjë përvojë të shtetësisë (rasti ynë është rasti më i mirë për ta ilustruar këtë), në fakt përveç që është shumë dimensional për tu analizuar, ka edhe një qëllim tjetër që për mendimin tim është shqetësues!
E ai ka të bëjë me futjen e fesë në parantezë, në mënyrë që në një fazë tjetër ta abstragojë nga jeta aktive e shoqërisë duke e kufizuar atë vetëm në sferën e ngushtë të besimit dhe të adhurimit.

Çka thonë librat hyjnorë?

Që të gjithë librat hyjnor, duke filluar që nga Tevrati, Zeburi, Ungjilli dhe sidomos Kur’ani (ajetet për shkatërrimin e popujve mizor/lexo:laik?!) dëshmojnë që tendencat e margjinalizimit të besimit në njëshmërinë e Krijuesit, nga ana e elitave shtetërore në civilizimet e mëhershme gjithnjë dhe gjithmonë kanë qenë të ndëshkuara vetëm shkaku i devijimeve nga rruga e të Gjithëmshirshmit.

Në Kosovë rasti i “meritave” për margjinalizimin e fesë nga jeta shoqëroro – politike duket se akoma nuk është i qartë?! Ka mendime jo edhe gjithaq bindëse për opinionin e gjërë Kosovar se tërë këtë farsë rreth futjes së këtij termi të ri, në një vend dhe në një tokë ku “bukës i thuhet bukë, e ujit ujë”(por edhe Zotit i thuhet Allah i madhërishëm), ua gatoi Administrata e UNMIK-ut? Naivët, pa dyshim që besojnë, por të tjerët me shumicë absolute nuk e besojnë këtë tregim…?!

Koha do ta dëshmojë sa jemi shoqëri laike, ngaqë të jesh shoqëri laike, assesi nuk dmth që do ta kesh më lehtë të bëhesh evropian apo perëndimor. E vërteta është e kundërta, këtë po e dëshmojnë edhe përvojat e gjertanishme nga vetë perëndimorët!

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori