Kush e dogji flamurin e Ismail Qemalit?!
Marigo Pozio dhe Flamuri historik i Vlorës
Për shumë vjet në historiografinë shqiptare ka dominuar versioni zyrtar se, flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, e cila atëkohë jetonte në Vlorë, dhe për më tepër është thënë se ajo e qëndisi flamurin brenda natës. Por, si duket ky version i shndërruar në mit, kohëve të fundit nuk i kënaq të gjitha interpretimet tjera që bëhen nga historianët tanë. Po t’i referohemi kujtimeve të Eqrem bej Vlorës (kushëri i Ismail Qemalit), del se Marigo Pozio Flamurin e ka qëndisur disa ditë pas mbajtjes së Kuvendit të Vlorës, duke u bazuar në flamurin e tij personal, të cilin e kishte ngritur Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Një version tjetër që spikatet në kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës është, se flamuri që u ngrit në Vlorë ishte po ai, i njejti që e zbukuronte podiumin e Hotelit “Kontinental” në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912, gjatë takimit që mbajti Ismail Qemali me komunitetin shqiptar në Rumani. Në këtë takim realisht u vendos që Shqipëria të shpallë Pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 po i numëronte ditët e fundit në Ballkan. Dhe, kjo do të ndodhë 23 ditë më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës.
Sipas këtij versioni, të gjitha burimet përmblidhen në një pikë, se Spiridon Ilo (përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bukuresht) e kishte marrë flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatë udhëtimit me delegacionin e Ismail Qemalit për në Shqipëri, do ta mbante tërë kohën me vete, në gji. Në këtë kontekst, ndonëse Spiridon Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios, ai më 27 nëntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit erdhi në Vlorë), natën do ta kaloi në shtëpinë e saj në Vlorë. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natës i ka qëndisur vetëm theket e flamurit (por jo krejt flamurin), që e kishte sjellë z.Ilo nga Bukureshti.
Ndërkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) në kujtimet e tij, thotë, se: flamuri që ka sjellë i ati i tij nga Bukureshti në Vlorë, ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe përmasa ka qenë një metër me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio.
Ekziston edhe një version tjetër për sjelljen e flamurit në Vlorë, e, që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Shpeshherë në mesin e komunitetit shqiptarë që jetojnë në SHBA, është përfolur se, flamuri që u ngrit në Vlorë është qëndisur në Boston të Masacusets! Për këtë çështje madje ka shkruar edhe gazeta “Dielli” që botohet në Amerikë. Në një shkrim të Qerim Panaritit thuhet si vijon: “Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz më 1911, një vit para se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali. Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë”.
Në vijim z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë dhe më pas, pas ndalimit të shkollës, ai punoi si instruktor në një shkollë tregtare në Korfuz dhe ndihmonte tregtarët Shqiptarë”. Z.Naçi ishte një mik i çiftit tregtar Pozio nga Vlora të cilëve ua besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur derisa t’ju kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë ta ndanin nga Turqia.
Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe i lyer me ar në majën e së cilës gjendej një shqiponjë me dy koka prej fildishi…“Për hollësi të tjera, se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet në pah se, Marigo Pozio nga Oçishti i Korçës (grua e një tregtari vlonjat), ndonëse ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.
Si e dogjën grekët flamurin historik në vitin 1914 në Delvinë?!
Përveç versioneve, të shpërfaqur më lartë, ekzistojnë tashmë edhe argumente tjera për këtë çështje. Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij, thotë se – flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë, ishte një flamur personal (pronë private e tij) që e mbante në shtëpi (si kujtim), të dhuruar solemnisht në vitin 1909 në Paris, nga një pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë tashmë disa dokumente (letërkëmbime) që janë gjetur, në maj të vitit 2004, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
1. Në dokumentin e parë thuhet se, në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm, që flamurin e ngritur në Vlorë (më 28.XI.1912) ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta gjejë atë flamur dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në Muzeun Kombëtar. Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë, përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.
2. Ndërkohë, Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë (ministër i brendshëm ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qamali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Së këndejmi, kjo prefekturë kërkon nga ministria që t’i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare (mbretërisë zogiste) në Athinë.
3. Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, i dërgon një letër z.Eqrem bej Vlora në Athinë, dhe kërkon dorëzimin e flamurit, për ta vendosur në muzeun kombëtar në Tiranë.
4. Ndërkohë, Eqrem bej Vlora, organit zyrtarë ia kthen përgjigjen me një letër prej tri faqesh. Në letër ai, pasi e falënderon ministrinë e jashtme, që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë, në material muzeal, me keqardhje thotë, se ai flamur nuk ekziston më! Më poshtë në letër, z.Vlora thekson se ky flamur, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës – më 28 Nëntor 1912, u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Mirëpo, në vitin 1914 kur në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora për në Delvinë e merr me vete edhe flamurin historik të Kuvendit të Vlorës.
Znj.Delvina gjatë tërë kohës këtë flamur e ruante me kujdes të veçantë (si sytë e ballit) së bashku me gjësendet e saja personale. Në këtë situatë të nderë, kur në vitin 1914, hynë në jug të Shqipërisë, forcat greke “vorio – epirote”, të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë, sulmojnë Delvinën dhe meqë familja Delvina ishte në shënjestër për t’u persekutuar, detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaçkitur, djegur e shkretuar pothuajse tërësisht Delvinën, ia vuri flakën edhe shtëpisë së delvinajve, dhe me këtë rast, së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi u dogj edhe flamuri historik.
Si përfundim
Duke u bazuar në këto dokumente arkivore, tashmë duket se janë zbehur të gjitha versionet tjera që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemali në ballkonin e shtëpisë, ku u mbajt Kuvendi, i cili e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti