Industria e filmit kosovar ka arritur suksesin më të madh deri më tani duke u futur në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.
Filmi “Shok” u nominua për çmimin Oscar në kategorinë “Best live action short”, duke shënuar historinë si filmi i parë që dërgon Kosovën në festivalin më prestigjioz të filmit.
Mbrëmja gala e shpalljes së fituesve do të mbahet me 28 shkurt në California, ndërsa ende nuk dihet se kush nga Kosova do të jetë prezent në ndarjen e çmimeve.
I kontaktuar nga Telegrafi producenti i filmit, Eshref Durmishi tha se kjo do të mësohet nga mesi i muajit shkurt.
“Ende nuk e dimë saktë se kush do të shkojë, kjo do të mësohet tek në mes të muajit shkurt sepse nuk e dimë akoma se sa persona mund të marrin pjesë”, tha Durmishi.
Kujtojmë se në vitin 2012 Kosova humbi mundësinë për tu futur në garë për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmave të shkurtër, shkaku i mosmarrëveshjeve mes ekipit realizues.
Përplasja mbi pronësinë e filmit “Kthimi”, mes regjisores së filmit, Blerta Zeqiri dhe producentit, Blerim Gjoci ka bërë që filmi të mbesë jashtë garës për nominim në “Oscar”, ndërsa sipas Durmishit, probleme të tilla, nuk mund të ndodhin në ekipin e tyre sepse filmi tashmë është nominuar dhe mosmarrëveshje të këtij lloji nuk ka pasur asnjëherë.
Në anën tjetër, Arben Zharku nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e ka subvencionuar këtë projekt filmik tha se e gjitha varet nga numri i pjesëmarrësve që do të mundin të marrin pjesë.
“Pse duhet të publikohen emrat se kush do të marrë pjesë?”, u përgjigj fillimisht drejtori i “QKK”-së, i cili më tutje shtoi se gjithçka varet nga numri i ftesave që do të mund të sigurojnë.
“Nuk dihet ende sa vende do të mund t’i sigurojmë, por natyrisht që të parët janë producenti dhe regjisori dhe ndonjë aktor, ndërsa të tjerët vinë me rend”.
Ndryshe ky projekt filmik që shënoi suksesin më të madh në historinë e industrisë kosovare të filmit është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë, xhirimet e të cilit janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Kalon gati në përplasje fizike – Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Loredana qan, derisa Jozi ia hedh gjithë fajin për raportin e tyre

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët