Sulmuesi nga Suhareka, Blerand Kurtishaj ka shkëlqyer në stinorin pranveror te Trepça ’89, duke shënuar plotë 13 gola, për të marrë kështu epitetin e golashënuesit më të mirë në Superligë me 16 soh. 20-vjeçari ka luajtur edhe një stinor te skuadra tjetër mitrovicasve Trepça, ku shënoi tre gola.
Kurtishaj tha se ka besuar se do të arrijë të ndihmojë skuadrën e tij, por jo edhe që do të fitojë ‘Këpucën e Artë’. “Kam pritur rezultate të mira dhe gjithashtu të shënojë gola dhe të ndihmojë skuadrën time. Por, nuk kam pritur që të bëhem golashënuesi më i mirë. Jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo më ka dhënë motiv shtesë për të punuar edhe më shumë”, u shpreh fillimisht Kurtishaj.
Ndryshe, sezonin te 89-shi, Kurtishaj e ka cilësuar si shumë të mirë. “Kemi pasur një sezon shumë të mirë. Kemi luajtur futbollin më të mirë në Kosovë, dhe mund të them lirisht edhe në rajon”, deklaroi Kurtishaj.
Trepça ’89 në javën e fundit shënoi fitore të thellë 4:0 përballë Ferizajt, dhe në këtë takim Kurtishaj realizoi dy gola duke ndihmuar skuadrën e tij të shënonte fitore.
Kurtishaj mendon të vazhdojë karrierën në Evropë
Sezoni i mirë i Kurtishajt, dhe golat e shënuar kanë bërë që sulmuesi i 89-shit të bije në sy të shumë skuadrave. Kurtishaj nuk e ka mohuar mundësinë që karrierën ta vazhdojë në ndonjë skuadër evropiane. “Nuk e di ende se ku do të vazhdojë karrierën. Nëse do të ketë mundësi të luajë në ndonjë skuadër në Evropë, do të ishte mirë. Por, nëse nuk realizohet atëherë do të qëndroj te Trepça ’89, dhe të shpallem kampion i Kosovës për vitin e ardhshëm”, potencoi Kurtishaj. Trepça ’89 arriti që sezonin të përfundoj në pozitën e tretë me 53 pikë dhe në 33 ndeshje ka arritur 16 fitore pesë humbje dhe 12 barazime.
Kurtishaj përcillet nga menaxherë nga Turqia e Belgjika
Trajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Fahredin Duraku, tha se i ka sjell disa menaxher nga Turqia për të përcjelr nga afër Kurtishajn. “Unë momentalisht i kam disa lidhje. Ai duhet të punojë ende. Ai është duke u zhvilluar dhe vetëm tek ne ka punuar në mënyrë profesionale. I kam sjell njerëzit prej Turqisë e kanë parë, ka nevojë për përmirësim”, potencoi Duraku. Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Ferizajt të pranishëm ishin edhe disa menaxher nga Belgjika për të përcjellur Kurtishajn. “Kryetari i klubit, Abedin Zeka, i ka disa lidhje në Belgjikë dhe po mundohet ta dërgojmë edhe atje. Ata kanë qenë atë ditë me Ferizajn, janë të kënaqur”, përfundoi Duraku. /Arena/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë