Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi sot vizitat në komunat e Kosovës.
Kësaj radhe ai, bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtet Lokal, Emilija Redzepi dhe deputeten e komunitetit turk, Fidan Brina Jilta fillimisht vizitoi komunën e Mamushës, ku u mirëprit nga Kryetari i Komunës, Abdülhadi Krasniç. Më pastaj nga aty, bashkë me ministren në detyrë, Redzepi vizituan Komunën e Rahovecit ku u takuan me kryetarin e kësaj komune Smajl Latifi.
Në ditën e festës së komunitetit turk në Kosovë, 100 vjetorin e sovranitetit kombëtar të shtetit të Turqisë dhe festës së fëmijëve atje, Kryeministri Kurti vizitoi Komunën e Mamushës ku u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Krasniç. Shumica e banorëve të komunës të cilën Krasniç e drejton i përkasin komunetit turk në Kosovë, përkatësisht 95%. Kjo komunë shquhet për veprimtaritë e saj bujqësore, për çka edhe njihet si “hambari i Kosovës”.
Përpos shembullit të veprimtarive bujqësore, Komuna e Mamushës është edhe shembull në menaxhimin e situatës me pandeminë. Kjo komunë vazhdon të mos ketë asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Sipas Kryetarit Krasniç, komuna dhe qytetarët kanë zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë.
Rahoveci në anën tjetër po ashtu është shembull për menaxhimin e mirë me COVID-19.
Në takimin me Kryeministrin në detyrë Kurti, Kryetari i Komunës së Rahovcit, Smajl Latifi e njoftoi atë mbi gjitha veprimet që komuna ka marrë me qëllim të parandalimit të infektimit me virusin Corona. Këto masa kanë rezultuar të suksesshme duke qenë se Rahoveci deri më tani ka vetëm një të infektuar.
Komuna ka themeluar Shtabin e Posaçëm Emergjent dhe nën shtabet në fshatra dhe lagje, po bën dezinfektimin e vazhdueshëm të objekteve publike, rrugëve, rrugicave si në fshatra ashtu edhe në lagje të komunave, dhe iu është përgjigjur menjëherë të gjitha masave dhe vendimeve të Qeverisë.
Kryeministri në detyrë, Kurti, u premtoi se Qeveria në detyrë e Kosovës do të jetë afër komunave, dhe në të njëjtën kohë i ftoi ato të vazhdojnë me respektimin e masave të qeverisë dhe këshillave të ekspertëve shëndetësorë ashtu që ta kalojmë këtë sfidë sa më parë dhe sa më lehtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar