LAJMI I FUNDIT:

Kurti pret në takim disa studentë të Amsterdamit – iu flet për të arriturat e qeverisë

Kurti pret në takim disa studentë të Amsterdamit – iu flet për të arriturat e qeverisë

Kryeministri Albin Kurti, u takua me grupin e studentëve nga Amsterdam University College, të cilët janë pjesë të “Peace Lab field trip” dhe po qëndrojnë për një vizitë studimore në vendin tonë.

Edhe sivjet, studentët vijnë nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Islanda, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Tajlanda.


Kryeministri i prezantoi studentët me arritjet e qeverisë gjatë tri viteve të fundit: në punësim – sidomos të grave, dhe të të rinjve, edhe përmes platformës Superpuna; në investimet kapitale më të mëdha në historinë e Republikës së Kosovës; në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit; në digjitalizimin; në investimet për bursa për studimet në STEM (shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë) dhe programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, aty ku bashkohen studentët prej komuniteteve të ndryshëm; për tranzicionin drejt energjisë së ripërtërishme; për drejtësi e për shpërndarje të barabartë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndër të tjera përmes shtesave për nënat lehona, arsimit universitar falas, përmes bursave, dhe me masa afirmative për komunitetet joshumicë.

Gjithashtu, kryeministri iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të studentëve për rritjen e investimeve në shëndetësi, për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të Kosovës.

Kurti i falënderoi studentët për bashkëbisedimin e sinqertë dhe të frytshëm, ku vlerësoi dëshirën e vullnetin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Kronika e Zezë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Elfije Boletini
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Elfije Boletini
​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori