Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur një delegacion të rrjetit të Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore (ABNA) me të cilët ka diskutuar për prioritetet e Qeverisë, situatën me pandeminë COVID-19 dhe rolin e medias në pasqyrimin objektiv të realitetit pandemik.
Kryeministri Kurti foli për situatën aktuale me pandeminë COVID- 19 dhe masat që ka marrë qeveria për lehtësimin e pasojave të pandemisë. Ai tha se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit.
Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti i ka njoftuar përfaqësuesit e agjencive të lajmeve edhe për veprimet ligjore që ka marrë Qeveria për luftimin e korrupsionit. Ai tha se fatmirësisht korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por është sistem i etabluar në institucione, dhe si i tillë ka më shumë mundësi të luftohet.
Sa i përket gjendjes së medias në Kosovë, kryeministri Kurti tha se nuk është më e mira, por nuk është edhe shumë keq.
Ai tha se mediat në përgjithësi kanë kontribuar në informimin e publikut për gjendjen epidemiologjike. Por, vazhdoi ai, ka pasur edhe media që shpesh i kanë dëmtuar përpjekjet për menaxhimin e pandemisë, duke raportuar lajme të paverifikuara dhe dezinformata, të lansuara madje edhe nga deputetë opozitarë.
Përfaqësuesit e rrjetit të Agjencive të lajmeve të Evropës Juglindore e falënderuan kryeministrin për mirëpritjen dhe e njoftuan për punën e ABNA-s dhe sfidat e mediave gjatë dhe pas pandemisë.
Të pranishëm në takim ishin Valbona Zhupa, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Armela Krasniqi, kryetare e ABNA-së, Halit Ajdini, zëvendësdrejtor në agjencinë MIA (Maqedoni e Veriut), Mirela Bărbulescu, AGERPRES’ kryeredaktore e Internal Desk (Romani), Alexandra Stefan, specialiste e komunikimit, Sophia Papadopoulou, kryeredaktore ANA-MPA (Greqi), Kiril Valchev, drejtor gjeneral i agjencisë së lajmeve BTA (Bullgari), Zlatna Kostova, kryeredaktore e BTA, Srđan Bakoviq, redaktor përgjegjës i agjencisë kroate HINA, Skender Krasniqi, themelues i KosovaPress dhe Suzana Rakovica, drejtore e përgjithshme e KosovaPressit.
Rrjeti i Agjencive të Lajmeve të Evropës Juglindore ka mbajtur këto ditë konferencën vjetore në Kosovë me temën qendrore “Media dhe turizmi në epokën post-pandemi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa