LAJMI I FUNDIT:

Kurti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës: Historitë e juaja do të vazhdojnë të na frymëzojnë

Kurti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës: Historitë e juaja do të vazhdojnë të na frymëzojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Rexhepi dhe NGO “Lady”.

Në fjalën e tij, Kurti tha se po nderojmë gra të jashtëzakonshme për përkushtimin e tyre të palëkundur, për të kremtuar arritjet dhe kontributin e 63 grave të shquara në fusha të ndryshme, nga komunitetet tona.

Duke theksuar mbështetjen e Qeverisë, kryeministri theksoi se për vajzat studente kemi ndarë mbi 4600 bursa në fushat STEM- Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, e cila ka bërë që pjesëmarrja e vajzave në këto fusha, të arrijë në 50% në Kosovë, ndërkohë që mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian është 17%.


Ai përmendi edhe shtesat për fëmijë dhe nënat e reja lehona, duke thënë se deri më tani, kanë përfituar mbi 387 mijë fëmijë dhe 50 mijë nëna të reja.

Ai përmendi dhe skemën “Qeveria për Familjet” dhe veçorinë e re të shtuar, që ka cak punësimin e të mbijetuarave të dhunës në familje, thuhet në njoftim.

Në përfundim, ai fuqizoi mesazhin se arritjet e grave janë një dëshmi e fuqisë së unitetit dhe potencialit të jashtëzakonshëm dhe se vlerësimi i merituar për këto arritje, duhet të na shërbejnë si kujtesë për atë që mund të arrijmë së bashku.

“Le të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin, sepse së bashku do të krijojmë një të ardhme më të drejtë për të gjithë. Historitë e juaja do të vazhdojnë të na frymëzojnë, për lartësi të reja në rrugën e barazisë dhe të progresit”, është shprehur Kurti në fjalimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori