LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Athinë paraqet qëndrimet dhe vizionin për rajonin e Ballkanit

Kurti në Athinë paraqet qëndrimet dhe vizionin për rajonin e Ballkanit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur për katër muajt e qeverisjes së tij në ‘Symi Symposium’, ku temë ishte “Pandemia: Bota pas COVID-19”.

Kurti përmes një postimi në Facebook thotë se ka paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin e Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht.

“Pandemia: Bota pas COVID-19” ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.


Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori