Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës”, që sot u ndal në Komunën e Podujevës.
Ky aktivitet ka nisur ditë më parë me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindjet e tyre dhe organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe me mbështetje edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në fjalën e tij, para bashkatdhetarëve të shumtë, Kurti i falënderoi ata që, siç tha ai, na bënë bashkë këtu pranë përmendoreve të heronjve dhe të dëshmorëve, të atyre që dhanë gjithçka në mënyrë që ne të jetojmë të lirë në atdheun tonë, në vendlindjen tonë.
Po ashtu, ai i falënderoi posaçërisht mërgimtarët që asnjëherë nuk po e harrojnë Kosovën, nuk po e harrojnë Podujevën, dhe po vinë këtu të çmallen me familjen e tyre, me farefisin e gjerë, por edhe me miq e dashamirë që i kanë në vendlindje.
“Republika e Kosovës i ka 1.85 milionë banorë, po i ka rreth 2.5 milionë qytetarë. Pra mund të thuhet që gati çdo i treti që është qytetar nuk është edhe banor. Ne e kemi diasporën, mërgatën shumë të madhe dhe ajo ka pasur një rol të madh historik në politikë, në ekonomi dhe në kulturë”, tha kryeministri.
Më tej, theksoi se duke iu falënderuar mërgatës, ne e kemi financuar luftën çlirimtare dhe e kemi sot lirinë, por gjithashtu duke iu falënderuar mërgatës sonë ne e kemi edhe paqen sociale për shkak të dërgesave, remitancave që i dërgon ajo.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës në 5 vjetët e fundit më shumë se 4 miliardë e gjysmë euro i kanë sjellë bashkatdhetarët tanë si dërgesa në vendlindje. Ndërkaq, investimet janë më shumë se 1 miliard e gjysmë gjatë këtyre 5 vjetëve të fundit.
Kurti, shtoi se me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, kemi nis fushatën që e mbështet edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që quhet “Karvani i Diasporës”, kemi nis dialogun me diasporën dhe gjithashtu fushatën “Shijojeni Kosovën”.
Jemi të interesuar që fëmijët e bashkatdhetarëve tanë sa më shumë të mirëpriten në Kosovë dhe pushimin që e bëjnë këtu ta shfrytëzojnë për të mësuar shqipen më mirë dhe për t’u njoftuar më shumë me kulturën e prindërve të tyre, me kulturën e paraardhësve të tyre, tha ai.
Andaj, u shpreh kryeministri Kurti, ne besojmë që është i mundshëm integrimi pa asimilim, dhe me ministritë tona do t’ju ndihmojmë për këtë gjë. Në veçanti e kemi programin “Diplomacia qytetare”, sepse ne konsiderojmë që bashkatdhetari ynë është diplomati më i madh i Kosovës, çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador i yni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: BDI po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve lokale

Transportonin 11 kilogramë kanabis, arrestohen katër persona në Tiranë

Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet