Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen hapëse të Seminarit të 17-të të Mësimdhënësve të Mërgatës.
Në fjalën e tij, kryeministri theksoi rëndësinë e punës dhe përkushtimit të mësimdhënësve në mësimin e gjuhës amtare dhe të njohurive mbi kulturën tonë te fëmijët e diasporës.
“Ne flasim shpeshherë për diasporën, jemi falënderues për ndihmesën që ka dhënë për atdheun, sidomos në kohën për çlirimin e Kosovës. Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë organizojnë shpesh takime me pjesëtarë të shquar të diasporës dhe të dy shtetet kanë institucione që merren posaçërisht për të mbajtur gjallë interesimin e diasporës për vendin e origjinës. Mirëpo, në të vërtetë puna jonë në atdhe për të fuqizuar lidhjet me diasporën nuk do të jepte shumë fryte, po të mos ishit ju, që jetoni e punoni në gjirin e komuniteteve shqiptare të shpërndara në Evropë, Amerikë të Veriut dhe në pjesë të tjera të botës”, u shpreh kryeministri Kurti.
Më tej, ai vlerësoi rolin e arsimtarëve si misionarë të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në botë.
“Roli juaj sot nuk është më i pakët nga ai i rilindasve tanë para më shumë sesa një shekulli. Nëse rilindësit zhvilluan shkrimin shqip dhe hodhën farat dhe ndihmuan që të çelnin sythat e parë të kulturës sonë kombëtare në diasporën e atëhershme, dhe më pas e sollën atë që të lulëzonte në atdhe, ju me anë të veprimtarive, sikurse kjo e sotmja, përgatiteni më mirë për të përcjellë filiza të shqiptarisë në dhe të huaj që edhe aty të gjallojë kultura shqiptare, krahas kulturave vendase. Ky është një proces dialektik, diasporë-atdhe-diasporë, që do të jetë shumë i rëndësishëm edhe gjatë shekullit tonë të globalizimeve, integrimeve politike dhe afirmimit të kulturave kombëtare”, tha kryeministri.
Duke përmendur disa prej të arriturave të kontributit dhe bashkëpunimit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në këtë drejtim, kryeministri Kurti shprehu rëndësinë e ruajtjes dhe fuqizimit të identitetit shqiptar në diasporë, si një detyrë kombëtare.
“Në detyrën time si Kryeministër i Republikës së Kosovës, si drejtues i qeverisë, angazhohem që mbështetja e institucioneve tona të mos mungojë asnjëherë dhe të vijë duke u rritur. Ju uroj një seminar të suksesshëm në Prishtinë dhe arritje më të mëdha, gjithnjë e më të mëdha në detyrën tuaj fisnike”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Rrihen dy gra mes vete në Leposaviq, grisin dhe rrobat e njëra-tjetrës

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës