LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

Kurti: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

Është mbajtur takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës të organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Kurti shprehu zotimin e qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat e nga programi qeverisës.

Ai tha se kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, ekonomi e trashëgimi, përmirësimit të cilësisë së mirëqenies të jetës së fëmijëve, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, dhe përmirësimit të gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.


Ndërsa theksoi se shteti ynë duhet të dëshmohet më së shumti aty ku nevojat janë më të madhe.

Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e koordinimit të mëtejmë mes institucioneve dhe organizatave, dhe angazhimin e përbashkët për të hequr paragjykimet, për të luftuar varfërinë, investuar në edukim, banim e punësim dhe për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori