Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 30 gushtin, dita ndërkombëtare e të zhdukurve.
Kurti ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave”, në Gjakovë.
“Me 30 gusht në botë shënohet dita ndërkombëtare e të zhdukurve. Andaj me kolegë nga Prishtina, vizituam shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë. Zhdukja me forcë e njerëzve është përdorur përgjatë viteve nëpër krejt botën (në luftëra e përtej tyre) si strategji që shkakton terror në shoqëri. Ndjenja e pasigurisë që rrjedh nga kjo praktikë nuk prek vetëm të afërmit e të zhdukurve, por gjithashtu ndikon në komunitetin dhe shoqërinë në tërësi”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, duke mos qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie pas lufte, fati i të zhdukurve mbetet ende i pazgjidhur.
“Në Kosovë, ende janë 1641 persona të zhdukur nga lufta e fundit. Edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dimë asgjë për fatin e tyre. Duke mos qenë asnjëherë prioritet i asnjë qeverie pas lufte, fati i të zhdukurve mbetet ende i pazgjidhur. Përpjekjet e shtetit të Kosovës për të zbardhur fatin e tyre kanë qenë ose të gabuara ose të mangëta, andaj të pasuksesshme”, thotë lideri i LVV-së.
Më tej Kurti ka deklaruar se Kosova duhet të kujdeset për familjarët që bartin përditë dhimbjen e këtyre krimeve.
“Fokusi tani duhet vendosur te familjarët e të zhdukurve. Kosova duhet të bëjë të pamundurën për të zbuluar fatin e 1641 të zhdukurve, por krahas kësaj, Kosova duhet të kujdeset për familjarët që bartin përditë dhimbjen e këtyre krimeve. Këta familjarë kanë nevojë për kujdesje, përkrahje e mbi të gjitha për njohje të dëmit të vijueshëm që u është shkaktuar e po u shkaktohet ndër vite”, tha ai.
Kurti ka thënë se me qeverinë e mirë në pranverën 2020 e kemi pasur prioritet çështjen e të zhdukurve dhe familjarëve të tyre.
“Planin tonë nuk arritëm ta çonim deri në fund. Atë do ta vazhdojmë me rikthimin tonë”, u shpreh ai.
“Sot në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, gjendemi pesë ditë para takimit që do të mbahet në Ëashington D.C. Ky takim na kujton një prej bisedave që kemi pasur me nënat heroina në Gjakovë. Njëra na pati thënë: “Nëse shikon në sytë e nënave, ato nuk derdhin më lotë. Derdhin gjak. Serbët duhet njëherë ta na kërkojnë falje, të na i kthejnë trupat e të dashurve tanë, e mandej ne mundemi me u ndalë e me mendu a t’i falim apo jo?”.
“Si asnjëherë më parë, le të ndalemi sot e të mendojmë sa pak kemi bërë për këtë kategori të luftës, e sa shumë që u kemi borxh atyre”, ka shkruar Kurti në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri