LAJMI I FUNDIT:

Kurshumliu: Më shumë respekt për gjyqtarët

Kurshumliu: Më shumë respekt për gjyqtarët

Ndarja e drejtësisë është element shumë i rëndësishëm, pothuajse në çdo disiplinë, e kjo veçmas vërehet në basketboll. Jo rrallë drejtuesit e FBK-së ishin të detyruar që për garat përfundimtare në basketbollin kosovar të ftojnë gjyqtarë nga shtetet tjera. Kjo megjithatë nuk ndodhi në edicionin e fundit, ndonëse gjyqtari kryesor ishte Faton Kurshumliu, i cili e ndan drejtësinë edhe në basketbollin gjerman, në Bundesliga 2.

Natyrisht se as kësaj radhe ankesat nuk kanë munguar, por ato ishin tërësisht të pakta, pasi është e qartë se gjyqtarët u treguan korrekt dhe nuk ishin në qendër të vëmendjes, siç ka ndodhur shumë herë më parë. Meritat për këtë nuk ka dyshim se i takojnë edhe Faton Kurshumliut, i cili edhe vetë dikur ishte basketbollit i disa skuadrave tona, si Mabetex, Ylli e Exclusive. Fatoni nga viti 2003 u përcaktuar për zejen e gjyqtarit së pari në Kosovë, më pas në ish-Trocal Liga ku bënte pjese Universiteti i Prishtinës (femrat), ndërkohë që një seminar ia ndërroi rrjedhën jetës së tij.

“Në vitin 2009 mora pjesë në një seminar të Federatës Gjermane dhe pas disa ditësh teste, provime, ndarje të drejtësisë në ndeshje kontrolluese të ekipeve BEKO BBL Bundesliga, mora ftesë të jem gjyqtar i DBB me licencë B”, thotë Kurshumliu, duke bërë me dije se tash është pjesë e Bundesligës Pro A dhe Bundesligës së parë të femrave.

Ai e vëren mirë organizimin që bëhet këtu dhe në Gjermani, duke thënë se “natyrisht se dallimi është i madh, pasi në Gjermani janë shumë të organizuar, por atje edhe kërkohet përgjegjësi e madhe. Vazhdimisht jemi në vëzhgim të kontrollorëve të licencuar enkas për referim, për kriteret, sjellje, komunikim trajner – gjyqtar – lojtar. Më pas bëhet notimi. Kemi programet mujore dhe jemi të obliguar t’i kryejmë testet teorike dhe video testet” Kurshumliu aktualisht gjendet në Nürnberg në një turne të basketbollit ku po marrin pjesë ekipet Caz Nymburk, Zilina Gora ekipe të ULEP Cup, Artlond Dragons nga BBL dhe Nürnberg.


“Jam i deleguar në dy ndeshje e më pas vazhdoj me ndeshjen BAMBERG-WÜRZBURG dhe kështu deri ne fillim te Kampionatit, çdo jave delegohem nga 3-4 ndeshje”, thotë Kurshumliu, i cili rrjedh nga një familje sportistësh, pasi edhe babai i tij Remziu, dikur ishte gjyqtar i njohur në futbollin e ish Jugosllavisë. Ai nuk e mendon ende kthimin në Kosovë, pasi siç thotë “ të gjitha planet e mija janë të lidhura me DBB, pasi në qershor kam vazhduar kontratën edhe për një edicion garues”. Rreth gare përfundimtare në basketbollin tonë, Kurshumliu thotë:

“Isha pjesë e saj dhe jam ndjerë i kënaqur pasi kam takuar edhe kolegët e mi, basketbollistë dhe shumë punëtorë sportiv. Gjyqtarët meritojnë më shumë respekt për punën që e bëjnë, pasi kështu është kudo në Evropë. Ata duhet ta kenë mbrojtjen institucionale nga FBK-ja, t’iu mundësohet punë sistematike, trajnime e sidomos ndeshje kontrolluese nën vëzhgim të kontrollorëve pasi nuk mund të ketë avancime nëse këto nuk aplikohen”.

Sa i përket ndryshimeve të fundit në FBK, Kurshumliu shprehet: “Jam në dijeni për këtë dhe tani kur jemi pranë pranimit në FIBA duhet mobilizim më i madh i të gjithëve dhe të jemi të gatshëm kur e marrim sinjalin e gjelbër. Mendoj se problemi më i madh për FBK-në është infrastruktura e dobët në palestra sportive të cilat vështirë t’i plotësojnë kushtet minimale për zhvillimin e ndeshjeve qoftë ato kualifikuese apo të FIBA League”. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Kalo në kategori