Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës…!
Kosova do ta përjetojë çlirimin e vet të plotë tek atëherë kur të hapen arkivat e Beogradit dhe Tiranës. Këto arkiva vështirë se do të hapen para se Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Hapja e arkivave të Beogradit do të mund të përmbyste opinionin publik në Kosovë rreth figurave publike: atyre aktuale dhe historike. Kjo hapje do të mund të tregonte fytyrën e vërtetë të Kosovës dhe të Tiranës zyrtare.
Përse Beogradi nuk i hapë arkivat rreth Kosovës, madje as ato që kanë kaluar 50 vjetshin është e qartë. Beogradi nuk është i interesuar të zbulojë njerëzit e vet në Kosovë. Për më tepër nuk dëshiron që t’i bëjë publike metodat që ka përdorur për të futur Kosovën në variante të ndryshëm të cilat ndoshta edhe sot e kësaj dite i përdorë.
Përmes fakteve që disponon Beogradi akoma shantazhon personat apo familjarët ndaj të cilëve disponon fakte komprometuese.
Por, përse Tirana nuk i hapë arkivat e veta që kanë të bëjnë me Kosovën kjo është e habitshme. Gjithë arkivat e Sigurimit të Shtetit, PPSH-së, të Ministrisë së Jashtme dhe të Rendit, deri më 1992 do të mund të hapeshin pa rrezikuar asnjë interes të vendit.
Më 1991-92 në Shqipëri ka ndodhur një thyerje politike në tërësi e konform kësaj edhe karshi Kosovës.
Në këto dy dekadat e fundit Shqipëria ishte aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës. Ky ka qenë pozicionim relativisht i mirë karshi Kosovës, që thelbësisht dallon prej pozicionimit të saj gjatë kohës së komunizmit.
Derisa të hapen arkivat shumë vështirë do të mund t’i analizojmë disa gjëra nga e kaluara. Megjithëkëtë, mos hapja e arkivave nuk do të thotë se ne nuk mund të nuhasim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në periudha të caktuara.
Kur profesor Ivo Banac po fliste për marrëveshjen mes Tugjmanit dhe Millosheviqit në Karagjorgjevë, një student serb pat protestuar se si guxon profesori të flas për këtë gjë me aq siguri kur nuk ka kaluar distanca e nevojshme historike dhe nuk janë hapur akoma arkivat e kohës.
Profesor Banac u pat përgjigjur se ne edhe pse nuk e kemi në dorë stenogramin e bisedës Tugjman-Millosheviq mund të flasim me siguri të plotë pasi nuk jemi idiotë që mos të shohim që pas takimit të tyre në Karagjorgjevë ka ndodhur Vukovari, ka ndodhur Dubrovniku dhe tragjedia e Bosnjës.
Për ta thënë të vërtetën shkencore rreth demonstratave të 81-shit në Kosovë do të duhej t’i kemi në dispozicion jo vetëm deklaratat e pjesëmarrësve dhe organizatorëve të tyre, por edhe arkivat e shërbimeve inteligjente shqiptare, serbe, ruse e amerikane.
Nga e gjithë kjo ne nuk i kemi hapur as ato shqiptare. Por, çka na thonë ngjarjet që ndodhën para dhe pas demonstratave?
Eliminimi politik i nënkryetarit të Jugosllavisë më 1966, serbit Aleksandar Rankoviq, bëri që serbëve t’u rrëshqiste dukshëm pushteti nga dora. Tito, duke dashur të krijojë balancën në Federatë, me Kushtetutën e vitit 1974, Kosovës i dha pothuajse të gjitha elementet e shtetësisë. Me këtë kushtetutë, Kosova u bë pjesë konstitutive e Federatës dhe Jugosllavia faktikisht u konfederalizua. Serbët mbajtën nën kontroll dy shtyllat e fundit të shtetit: ushtrinë dhe shërbimin sekret (DB-në).
Kosova me këtë rast përjetoi lulëzimin e saj në shumë drejtime. U krijuan të gjitha institucionet deri te Universiteti dhe Akademia e Shkencave, por deri në vdekjen e Titos më 1980 ishte kohë e pamjaftueshme të krijohet tradita shtetërore.
Shqiptarët e Kosovës nuk qenë të gatshëm t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që u ofronte politika e Titos me Kushtetutën e vitit 1974. Sidoqoftë, Kosova krijoi identitetin e saj politik dhe rikrijoi marrëdhënie kulturore, shkencore e arsimore me Tiranën.
Zhvillimi kaq i hovshëm i Kosovës ishte një pasqyrë e keqe për regjimin e Tiranës. Prapambetjen e Shqipërisë regjimi e shpjegonte me arsyet historike. Por, si të shpjegonte që Kosova njësoj e prapambetur deri në Luftën e Dytë Botërore tani kishte arritur më shumë se Shqipëria?
Duke shfrytëzuar euforinë e përparimit të hovshëm ekonomik e arsimor të Kosovës, regjimi i Tiranës, i cili më 1968 e kishte kundërshtuar idenë e Kosovës Republikë, tani po i nxiste kosovarët ta kërkonin atë.
Viktimë e këtij mashtrimi ranë pjesa më vitale e Kosovës: rinia dhe inteligjencia.
Në vend që ta ndërtonin Republikën e Kosovës (gjë të cilën pothuajse e mundësonte kushtetuta e vitit 1974) ata po e kërkonin!
Demonstratat e vitit 1981 ishin manifestim i kësaj kërkese në kohën kur Tito kishte vdekur dhe kur për klanin serb kjo gjë ishte e mirëseardhur për të rimarrë pushtetin në emër të rrezikut nga irredentizmi shqiptar. Po ashtu, ky do të ishte shkas për t’u ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe ky fakt i mirëseardhur për regjimin e Enver Hoxhës për të evituar rrezikun e influencimit liberal në Shqipëri.
Kjo gjë pati edhe anën tjetër të medaljes. Ndonëse demonstratat e vitit 1981 skarcuan politikanët më të zotë të kohës, Mahmut Bakallin dhe më vonë edhe Fadil Hoxhën, ato, njëkohësisht, krijuan terrenin për lindjen e një klase të re politike të ndërgjegjësuar nga rreziku që vinte nga Beogradi e Tirana, në krye të së cilës ishte Azem Vllasi.
Kjo po e zemëronte Enver Hoxhën dhe serbët. Në interesin e të dy palëve ishte të rrënohej autonomia e Kosovës duke u dëshmuar karakteri stalinist i demonstratave. Kjo i shërbente Beogradit për të maskuar revidimin e kushtetutës jugosllave në sytë e Zagrebit e Lubjanës.
Nga Tirana në Beograd do të kenë ardhur listat e emrave të aktivistëve të grupeve ilegale në Kosovë krerët e të cilëve ishin të lidhur me ambasadat shqiptare nëpër botë. Zbulimi i çerdheve ilegale në Kosovë me togjet e librave dhe fotografitë me mustaqet e Stalinit, me të cilat Tirana i "armatoste" këto grupe, trishtonin opinionin në Kosovë. Në anën tjetër, dënimet me burgime të gjata të të rinjve, ngjallnin ndërgjegjen atdhetare te shqiptarët e Kosovës përgjithësisht e në veçanti e ndërgjegjësonin klasën e re politike. Kësisoj, serbët në Kosovë filluan të ndjehen në një vend të huaj për ta.
Edhe propaganda e Beogradit kishte të metat e veta. Duke e tepruar me gënjeshtra për kinse ndjekjen dhe terrorizimin e serbëve në Kosovë nga ana e shqiptarëve, ajo ia krijoi popullit të vet ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë. Dhe kjo ndjenjë e kaploi jo vetëm minoritetin serb në Kosovë, por mbarë kombin serb. Këtë gjë ndryshoi më vonë paraqitja e Sllobodan Millosheviqit në skenën politike serbe.
Millosheviqi minoi në vazhdimësi atë që Azem Vllasi po ndërtonte. Këtu Millosheviqi kishte një disavantazh dhe një avantazh. Disavantazhi ishte se gjersa ishte Tito gjallë, Azem Vllasi kishte qenë personaliteti më i përkëdhelur i Titos dhe këtë e dinin të gjithë. Duke luftuar Azemin, Millosheviqi dekonspirohej si anti-titist, në kohën kur sentimenti titist ishte shumë i madh në gjithë Jugosllavinë (përjashto kroatët dhe shqiptarët në kujtesën e të cilëve ishin të ngulitura krimet e partizanëve të tij).
Por, Millosheviqi kishte edhe dy aleatë të mëdhenj në Kosovë në betejën kundër Azem Vllasit. Kishte propagandën enveriste në Kosovë dhe paaftësinë e shokëve të Azemit për ta mbrojtur atë. Përpjekjet e pareshtura të Millosheviqit që Vllasi të rrënohet përmes organizatës së komunistëve të Universitetit të Prishtinës dështuan për shkak të qëndrimit stoik të Prof. Dr. Liman Matoshit. Por, kur këtij i përfundoi mandati, e madje edhe vet Azemit i përfundoi mandati si kryetar e nuk kishte mundësi statutare të rizgjidhej, Azemi u eliminua dhe u burgos.
Ajo që bëri Millosheviqi më pas ishte se ua ndaloi mediave serbe të flisnin për "terrorin e shqiptarëve ndaj serbëve". Serbët në Kosovë filluan të ndjehen të sigurt e të paprekshëm. Në të njëjtën kohë, mediave shqiptare në Kosovë u dha liri të madhe për të shkruar për dhunën serbe mbi shqiptarët. Me këtë ai nisi procesin e trimërimit të serbëve dhe frikësimit të shqiptarëve, proces i cili Kosovën do ta shmangte nga rendi i ditës gjatë kohës e cila i duhej për t’i spastruar punët me sllovenët, kroatët, boshnjakët etj.
Kjo që thash më lart është shumë e logjikshme. Se është luajtur kjo lojë nuk kam asnjë dyshim. A është luajtur ndonjë lojë më e madhe se kjo mund të vërtetohet kur të hapen arkivat ruse e amerikane për kohën në fjalë. Për fillim do të mjaftonte që Tirana t’i hapë arkivat deri më 1992.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës