Kur Artemije bëhet të vendosë për Prizrenin?!
Jo! Nuk është ky titull i bërë qëllimisht si sensacional për gazetë, sepse, pas fillimit të aplikimit të Ligjit mbi zona të veçanta të mbrojtura dhe aprovimit të mundshëm të Draft-Ligjit në propozim për Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit nga ana e Kuvendit të Kosovës, kjo metaforë e konstatuar nga titulli, praktikisht edhe mund të bëhet si e mundshme.
Kuptohet se, bukvalisht, peshkopi serb Artemije, nuk ka aspak gjasa të jetë dhe as të zgjidhet kryetar politik i Prizrenit, por nëse së shpejti nga ana e Kuvendit të Kosovës do të votohet një Ligj që tash për tash është në përgatitje e sipër si propozim (draft), atëherë, Selia e Kishës Ortodokse Serbe në Prizren, do mund t’i ketë disa kompetenca tejet të rëndësishme, të cilat, në masë të madhe do ta ngushtojnë vendimmarrjen e pavarur dhe profesionale të një institucionit tejet të rëndësishëm komunal, sikur është Drejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.
Për çka është fjala më konkretisht?
Në mbështetje të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës (të hartuar nga Z. Martti Ahtisaari) dhe në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji Nr. 03/L-039) të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për tërë territorin e Republikës së Kosovës në përgjithësi, konstatohen 44 këso zona të veçanta të mbrojtura, ndërsa, neni 8, pika 8.2 , i këtij Ligji, në mënyrë eksplicite obligon krijimin e një zone të mbrojtëse së veçantë si Qendrër Historike e Prizrenit, ku thuhet: “ …çdo aktivitet i ri në Zonën e Veçantë të Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit do të rregullohet me një ligj të veçantë”.
Pikërisht, për ta përmbushur këtë obligim që del nga neni i sipërcekur të këtij Ligji, e hartuar nga një grup punues i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si projekt për Qendrën Historike të Prizrenit është propozuar ky Draft-Ligj, i cili, së shpejti do t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
Në nenin 3 të këtij Draft – ligji, i cili më ra në dorë përmes disa kanaleve të besueshme nga kjo Ministri, decidivisht thuhet: “Zona e Veçantë e Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit, do të themelohet nga organet komunale të Prizrenit në bashkëpunim me KZM (Këshillin Zbatues Mbikëqyrës) dhe ajo në kuadrin e saj do të përfshijë këto objekte monumentale të trashëgimisë kulturore: Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë të Levishës; lagjen e vjetër “Mëhalla Marash”; Kishën e Shpëtimtarit të Shenjtë; Shkollën Ortodokse për Priftërinj e Kirilit dhe Metodit të Shenjtë; Kompleksin i Rezidencës Episkopike (që përfshin rezidencën e Peshkopit, Katedralen e Gjergjit të Shenjtë, Kishat e Gjergjit të Shenjtë (Runovic) dhe Nikollës së Shenjtë (Tutic)….etj”
Nëse e kemi parasysh diametrin e përcaktuar mbrojtës ligjor prej 50-100 metra të çdo objekti kulturor në veçanti, dhe të gjitha këto i bashkojmë në varg me njëra- tjetrën, atëherë, praktikisht, na del se mbi 70 për qind e hapësirës kadastrale të qytetit të Prizrenit, do të përfshihet në një zonë të veçantë të mbrojtur.
Më tej, neni 6 dhe 7 i këtij Draft-Ligji, si aktivitete të ndaluara dhe të kufizuara në këtë zonë të mbrojtur, përcaktohen: ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale; ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit; ndërtimet apo zhvillimet komerciale të tilla si: strukturat ose godinat më të larta se manastiri/kisha/monumenti kulturor që duhet të mbrohet; ndërtimi i rrugëve; ndërtimi i magazinave, punëtorive, shitoreve, restoranteve, bareve, kafeterive, hoteleve, moteleve, tezgave dhe kioskave ushqimore, stacioneve të furnizimit me karburant dhe riparimit të automjeteve, super-marketeve, klubeve të natës, apo ndonjë ndërtimi tjetër në shkallë më të gjerë në zonat rurale; tubimet, argëtimi dhe zbavitja publike; dhe urbanizimi i tokës bujqësore.
Nëse nisemi nga fakti se në qytetin e Prizrenit, pikërisht në këto hapësira është “KORZO”-ja , shëtitore ku rregullisht tubohen qytetarët për të shëtit; pastaj, mu në këtë zonë janë të vendosura objektet më atraktive të zbavitjes, si: kinemaja, lokalet e ndryshme hoteliere, baret, kafeteritë, dyqanet e shumta të zejtarisë dhe të artizanaleve karakteristike prizrenase…pikërisht në hapësirat e kësaj zone mbahet edhe festivali me rëndësi ndërkombëtare “DOKU FEST… etj.
Merrni me mëndë, nëse ky Draft-Ligj kalon në Parlamentin e Kosovës, atëherë, për 70 përqindëshin urbanistik të territorit hapësinor të qytetit të Prizrenit, kompetenca më të mëdha të vendosjes për disa çështje, do t’i ketë, kush tjetër, përpos Artemijes. Atij dhe kujtdo tjetër nga Zyra e Kishës Ortodokse Serbe, kur t’u teket dhe aq herë sa do t’u pengoj ndonjë këngë shqipe që vije nga altoparlanti i lokalit 50 metra afër tempullit të tyre fetar, menjëherë mund të kërkojë që të mbyllet ai lokal, e mos të flasim për kompetencat tjera edhe më të mëdha që ua jep ky ligj, për hartimin e të cilit, paraprakisht, nuk është marrë mendimi meritor edhe i qytetarëve të Prizrenit. Përkundrazi, ky ligj si propozim nga politika, po tentohet që në mënyrë të heshtur, tinëzisht dhe pa zhurmë të madhe në opinion, shpejt e shpejtë t’i imponohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
Edhe terreni i ekzekutimit në praktikë të këtij ligji për Prizrenin, veç është parapërgatitur me kohë. Në konkursin e publikuar kohë më parë për drejtor të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit, në vend se, në këtë post të zgjidhet një ekspert në profesion, qëllimisht dhe në mënyrën më djallëzore është zgjedhur një joprofesionist, kuptohet kuadër i dëgjueshëm partiak.
Pasi që, nga Kuvendi i Kosovës, ky Draft-Ligji pritet të miratohet diku kah muaji maj i këtij viti, Prizrenasit si qytetar, në asnjë mënyrë nuk duhet të heshtin në këtë drejtim.
Ata patjetër duhet ta ngrenë zërin e tyre në çdo formë dhe mënyra të ndryshme, duke treguar kështu se këto budallallëqe që bëhen nga një grup me mendësi të kufizuar njerëzish, aspak nuk shpreh vullnetin e tyre qytetar dhe popullor.
Unë, me këtë rast, sinqerisht shpresoj se, më në fund, prizrenasit e mi do të vetëdijesohen në këtë drejtim…?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës