Sot bëhen 100 vjet nga Atentati i Sarajevës, ku vritet trashëgimtari i Fronit të Perandorisë austro-hungareze – arqiduka Franz Ferdinand. Ky atentat ishte shkaku i fillimit të Luftës së Parë Botërore, që solli shkatërrime të tmerrshme, vuajtje e miliona e miliona jetë të humbura. Plagët e kësaj lufte nuk do të shërohen lehtë, sepse nga padrejtësitë e bëra pas përfundimit të saj, Evropa do të futet në tmerre tjera: Luftën e Dytë Botërore dhe luftërat që shkatërrojnë Ballkanin në vitet ’90 të shekullit të kaluar.
Atentati në Sarajevë u krye nga serbi Gavrillo Princip, anëtar i organizatës nacionaliste Bosnja e Re, por që kishte lidhje me organizatën terroriste serbe Dora e Zezë (Crna Ruka), në krye të së cilës qëndronin njerëzit më të fuqishëm të Ushtrisë dhe të politikës së Serbisë.
Dora e Zezë udhëhiqej nga koloneli serb Dragutin Dimitrijeviq, i njohur me nofkën Apis. Ky ishte ai që në qershor të vitit 1903, në mënyrë mizore vret mbretin serb, gruan e tij, kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Serbisë. Mbreti i deriatëhershëm, Aleksandër Obrenoviq, njihej më shumë për politikat e tij properëndimore, ndërsa Apisi natyrisht donte që politika serbe të jetë e anuar kah Rusia. Kështu, me këtë atentat, më 1903 merr fund dinastia e Shtëpisë së Obrenoviqëve, ndërsa në pushtet – nga ekzili – vjen Shtëpia e Karagjorgjëve, në krye me Petar Karagjorgjeviqin.
Serbia, që nga viti 1878 kur njihet si shtet – gjoja si viktima më e madhe e pushtimit otoman – kishte zgjeruar territoret e saj me pushtime. Pas Luftërave ballkanike ajo pushton Kosovën, Sanxhakun, Maqedoninë… Por, apetitet e saj pushtuese, për të qenë popull dominues në juglindje të Evropës, nuk dinë të ndalen. Prandaj, atentati i Sarajevës nuk ishte gjë tjetër pos ambicie ekspansioniste e Serbisë për ta aneksuar Bosnje e Hercegovinën e cila në atë kohë ishte nën kontrollin e Austro-Hungarisë.
Dhe, çfarë ndodhi pastaj? Dihet, Ultimatumi i Qershorit me 10 pika drejtuar nga ana e Austro-Hungarisë. Serbia, e frikësuar dhe pa mbështetjen e Francës dhe të Rusisë të dobësuara ushtarakisht, pranon të gjitha pikat pos atë me numrin 6 – që policët e Austro-Hungarisë të veprojnë për hetime në Serbi – sepse, me këtë kufizohej sovraniteti i saj shtetëror. Më 28 korrik Austro-Hungaria i shpall luftë Serbisë dhe pastaj ndodhi ajo që njihet si Lufta e Parë Botërore.
Serbia, edhe 100 vet pas Atentatit të Sarajevës, mundohet ta lajë veten nga ky akt terrorist, siç ka bërë në të kaluarën dhe siç bën edhe sot, duke ndërlidhur krimet e saj vetëm me emrat e individëve. Prandaj, vlen të kujtojmë se Apisi, njeriu më me ndikim në qarqet politike serbe, u pushkatua nga ata që i solli në pushtet, më 24 qershor 1917 në Korfuz të Greqisë, gjoja për shkak të planifikimit të atentatit ndaj regjentit Aleksandri i I-rë Karagjorgjeviq. Por, në fakt, ai u pushkatua nga politika për t’u shfajësuar ndaj austro-hungarezëve se shteti serb nuk ishte i përzier në atentatin e Sarajevës dhe se Serbia nuk ishte fajtore për fillimin e Luftës së Parë Botërore. Mos të harrojmë se në këtë vit, kur SHBA-të nuk ishin të kyçura në luftë, bota besonte se Fuqitë e Boshtit Qendror do të dalin fitues të kësaj lufte, prandaj serbët donin me çdo kusht të ruajnë shtetin e tyre e të jenë në anën e fituesit!
Përfundimi i Luftës së Parë Botërore solli padrejtësi tjera të mëdha. Gjermania, Austria dhe Hungaria u poshtëruan dhe u cunguan në territore. Shqiptarët humbën shpresat për kthimin e tokave të pushtuara e lëre më për të kërkuar ndonjë dëmshpërblim për krimet që serbët shkaktuan duke tërhequr Ushtrinë e tyre për në Greqi. Kosova nisi të kolonizohet e shqiptarët të shpërngulen me forcë.
Serbët, duke luajtur rolin e viktimës – gjithnjë me mbështetjen e fuqive fituese të Luftës së Parë Botërore – aneksuan Vojvodinën, ndërsa shuan Mbretërinë e Malit të Zi duke ia bashkuar vetes edhe këtë shtet. Po ashtu, aneksojnë Bosnje e Hercegovinën, ndërsa mbajnë nën kontroll Kroacinë dhe Slloveninë përmes të ashtuquajturës Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene që më vonë do të quhet Jugosllavi.
Padrejtësitë e shkaktuara pas Luftës së Parë Botërore, botën e futën në Luftën e Dytë Botërore. Edhe nga kjo luftë serbët dolën duke luajtur rolin e viktimës, e madje duke e shpallë veten si popull që kanë vuajtur sa hebrenjtë. Propaganda serbe pohonte se në Kampin e Jasenovcit – në Kroacinë e pavarur nën regjimin ustash të Ante Paveliqit – janë vrarë mbi një milionë nga ta, duke anatemuar secilin që sillte fakte tjera (në Jasenovc thuhet se janë vrarë mbi 40 mijë serbë dhe po aq të kombësive tjera).
Me këtë logjikë, pas vitit 1945 persekutohen shqiptarët si gjoja bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit, pra shkelës të të drejtave të serbëve. Me këtë logjikë, gjoja për të mbrojtur serbët nga viktimizimi i mëtejmë, “nga përsëritja e së kaluarës”, kërcet lufta në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Dhe, a u shpallën serbët ndonjëherë fajtorë? Jo, sepse edhe luftërat e fundit i ndërlidhin me emrin e vetëm një njeriu: dikur me Apisin e më vonë Sllobodan Millosheviqin. Ky i fundit vdiq në Tribunalin e Hagës, pa iu shpall fajësia. Me vdekjen e tij Serbia arriti qëllimin e saj: e sfidoi edhe njëherë botën dhe drejtësinë ndërkombëtare, me një gjykim maratonik të cilit nuk iu dha verdikti. Vdekja e Millosheviqit privoi sërish viktimat e tij nga drejtësia; i dha goditje Tribunalit dhe gjithë atyre që donin të instalonin të vërtetën dhe dosjet zyrtare të luftërave të Ballkanit.
Kështu, Serbia vazhdon të mohojë fajësinë si shtet për çfarëdo krimi të kryer në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Madje, vazhdojnë ta luajnë rolin e viktimës, të regjimit të Millosheviqit të tyre, pa çka që e ngritën vet në pushtet.
“Viktimizimi” i tyre nuk është vështirë të vërehet, sidomos në raportet e Serbisë ndaj Kosovës. Dhe, po ia dalin! Nëse jo me kroatët, me shqiptarët po se po.
Serbët agresorë, vazhdojnë ende ta luajnë rolin e viktimës. E, shqiptarët, viktimat reale, falë liderëve të tyre po trajtohen si agresorë. Serbia po respektohet më shumë, sepse nuk e uzurpon veten, nuk i bën vetes agresion, nuk e dëmton veten. Serbia e do shtetin dhe popullin e saj dhe këtë e kanë dëshmuar gjatë tërë historisë. Ndaj, ky është mësimi që nuk është vështirë të merret nga ata që do të vazhdojnë të na kërcënojnë. Thjeshtë, duhet të mësohemi ta duam shtetin, Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarin – kudo që është. Ndryshe, fitoret e tyre në kurrizin tonë nuk do të ndalen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje