Rojat kufitare të Ukrainës në bashkëpunim me operatorët e njësisë së dronëve Phoenix kanë arritur të kryejnë me sukses një sulm mbi forcat ruse.

Sulmi u organizua në rajonin Donetsk, ku dronët ukrainas shkatërruan sistemet elektronike të rusëve – përfshirë pajisje komunikimi, satelitë dhe istikame që kishin fshehur makineri të ndryshme, transmeton Telegrafi.


Ukrainasit publikuan edhe pamjet në rrjetet sociale, për të dëshmuar sulmin e planifikuar mbi caqet ruse në Donetsk.

Në këtë sulm është bërë e ditur se janë vrarë edhe dhjetë ushtarë rusë që gjendeshin pranë këtyre makinerive.

Në video shihen dronët që godasin direkt objektivat e tyre, që ishin lokalizuar nga lartë nga operatorët e dronëve. /Telegrafi/