Ekstraktet e kungullit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave insulinë prodhuese nga tipi I i diabetit.
Hulumtimet e fundit në këtë aspekt vijnë nga Kina, sipas të cilave kungulli aziatik mund të ndihmojë të sëmurët me diabet të tipit I. Hulumtuesit kanë studiuar minj (të cilët zakonisht përdoren në hulumtimet mjekësore), por është ende herët të thuhet nëse këto do të mund të aplikohen edhe tek njerëzit.
Siç dihet, njerëzit e kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak përmes hormonit të quajtur insulinë, i cili krijohet nga disa qeliza specifike në pankreas.
Por në tipin I të diabetit, sistemi imun në mënyrë të gabueshme sulmon këto qeliza pankreatike. Kjo dëmton procesin e krijimit të insulinës, duke e lënë nivelin e sheqerit në gjak të pakontrolluar.
Studimet kineze sugjerojnë se ekstraktet e kungullit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre qelizave insulinë-prodhuese nga shkatërrimi.
Ekstraktet e kungullit dhe diabeti
Së pari, shkencëtarët e Universitetit të Shanghait (Kinë), blenë një kungull të pjekur aziatik (me ngjyrë të gjelbër ose të bardhë të lëvores). Ata larguan bërthamat dhe pasi e kishin tharë, përgatitën ekstrakt të kungullit. Pastaj, hulumtuesit, përzien ekstraktim me ujë dhe i ushqyen minjtë për një muaj. Disa minj kishin tipin I të diabetit, të tjerët nuk ishin dibetik.
Pas një muaj konsumimi ditor të ekstraktit të kungullit, minjtë me diabet kishin një ulje të nivelit të sheqerit në gjak. Ekstrakti i kungullit nuk ndikonte tek minjtë të cilin nuk kishin diabet.
Hulumtuesit kanë krahasuar minjtë me diabet të cilët kanë ngrënë ekstrakt të kungullit për një muaj dhe minjtë me diabet të cilët nuk kanë marrë ekstrakt të kungullit. Qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë ishin më të shumta tek minjtë me diabet të cilët kishin ngrënë ekstrakt të kungullit se sa tek minjtë me diabet që kurrë nuk kishin konsumuar.
Ekstrakti i kungullit mund të ndihmojë në mbrojtjen e disa (por jo të gjitha) qelizave insulinë-prodhuese ose të rigjallërojë qelizat e dëmtuara të pankreasit, bëjnë të ditur hulumtuesit.
Ekstrakti i kungullit nuk kishte ndikim në qelizat insulinë-prodhuese të pankreasit tek minjtë pa diabet. Por studimi nuk tregon se cilat lëndë kimike të kungullit mund të jenë përgjegjëse për këtë rezultat pozitiv. Studiuesit thonë se një rol të tillë mund të kenë pasur antioksiduesit e kungullit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës