LAJMI I FUNDIT:

Kung Fu Arusha

Kung Fu Arusha

Një anëtar i faqes së internetit YouTube, i regjistruar si “Alexbuzzkentaroguy”, xhiroi në kopshtin zoologjik të Asas në Japoni një arushë me emrin Cloud (Reja) derisa lunte me një shkop si një mjeshtër i vërtetë i arteve marciale.

Në filmin tre minuta i cili për disa ditë është parë nga më shumë se 800.000 përdorues të internetit ariu rrotullon shtagën para, pas dhe rreth vetes.
Në një moment sikur në filmat karate ariu hedhë shtagën në ajër, dhe e kapë prapë para se të vazhdojë me stilet tjera.

Eksperti i sjelljeve të kafshëve, Marc Bekoff nga Instituti i Colorados thotë se kjo është një kafshë e dresuar, sepse është e pabesueshme që një ari mund ta bëjë një gjë të tillë spontanisht.

Ai po ashtu tha se ariu ndihej paksa i mëritur dhe për këtë arsye filloi një “ushtrim” të vogël para publikut. /Telegrafi/