LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë: Shkollat shqipe pa salla sportive (Video)

Kumanovë: Shkollat shqipe pa salla sportive (Video)

Shkollat fillore shqipe në Komunën e Kumanovës mbeten pa salla sportive, pavarësisht premtimeve ndër vite, njofton SHENJA.

Në tre fshatrat e shqiptar të kësaj komune, Çerkez, Llopat dhe Rramanli, asnjëra shkollë nuk ka salla dhe në vend të tyre janë ndërtuar fusha sportive të cilat nuk i plotësojnë kushtet në krahasim me nevojën e shkollave. Drejtori i shkollës fillore “Jerodim De Rada” në fshatin Çerkez, thotë se një sallë sporti i është premtuar që nga viti 2007. Ai shton se aktivitetet sportive zhvillohen në fusha private dhe harxhimet i paguajnë mësimdhënësit.

“Sa i përket shkollës sonë, është e futur në programin e MASH-it, për ndërtimin e sallës sportive, në projektin e Qeverisë për ndërtimin 145 sallave, nga viti 2007, mirëpo deri më sot asgjë nuk është ndërmarrë. Nevoja për një sallë është e madhe, duke se marrim pjesë në gara të ndryshme, komunale, zonale, ndër zonale dhe republikane. Viteve të fundit kemi marrë vendin e parë. Kur është koha e keqe ka aktivitete kur orën e zhvillojnë në klasë, por kjo nuk është efektive që ora mësimore e edukatës fizike të mbahet në klasë”, tha drejtori i SH.F “Jeronim Derada” të Çerkezit, Haki Jahiu.

Gjendja e njëjtë është edhe në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Llopat. Drejtori i kësaj shkolle thotë se edhe pse plotëson të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe se pëlqimin e kanë për sallë sporti, kjo shkollë ka përfunduar me fushë sportive.
“Nga vitit shkollor 2007-2008 është bë kërkesa për ndërtimin e një salle të tillë. Është bë projekti nga Komuna e Kumanovës, mirëpo nuk ka realizim. Duke pas parasysh se komuna nuk ka fonde të mjaftueshme, ne jemi drejtuar edhe deri tek Agjencia për rini dhe sport, mirëpo edhe nga atje nuk kemi përgjigje”, deklaroi për Tv Shenja, Ramadan Aliji, drejtori i SH.F “Kongresi i Manastirit”, fshati Llopat, Kumanovë.


Problem i njejtë është edhe në fshatin Rramanli ku në krahasim me dy shkollat tjera, në këtë fshat edhe fusha sportive është në shkatërrim e sipër. Nga Komuna e Kumanovës nuk ka qëndrim lidhur me gjendjen e shkollave shqipe.

Kreu i Komunës Zoran Damjanovski, nuk u gjend në vendin e punës. Prindërit dhe mësimdhënësit shprehin revoltë se përse investimet ndahen në baza etnike, pasi sipas tyre pothuajse të gjitha shkollat maqedone në qytet kanë salla sportive, madje edhe ato periferike. Pavarësisht se shkollat kanë arritur suksese të mëdha sidomos në gara sportive, as Komuna, as Agjencia për rini dhe sport dhe as Ministria e Arsimit dhe shkëcës, në këto shkolla nuk kanë rrespektuar programin e Qeverisë, ndërtimin e 145 sallave sportive në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
​Haradinaj në Lipjan: Ekziston rreziku të merren vendime pa Kosovën

​Haradinaj në Lipjan: Ekziston rreziku të merren vendime pa Kosovën

Politikë
Kalo në kategori